Artisti dhe njeriu i mirënjohur i botës shqiptare, Sylejman Lokaj

E mërkurë, 15 August 2018 20:22

Reportazh nga Hasan Hasanramaj

Më shumë së tetë dekada ka qenë i mishëruar me fatin e popullit të përvuajtur shqiptarë...

Shkrimtari i njohur italian Alberto Meravia ka thënë: “Njeriu ka shumë dyer të fatit dhe të suksesit, por ndodh që gjatë jetës së tij mos të hapet asnjëra prej këtyre dyerve”. Mirëpo ka shumë të tjerë që këto dyer u hapen  përnjëherë. E njeri ndër ta është aktori dhe piktori i mirënjohur i botës shqiptare Sylemon Lokaj i cili në moshën 85- vjeçare ndërroi jete. Ky  burrë i  artit dhe veprimtarive të tjera kulturore  qysh në ditët e hershme të rinisë i buzëqeshi fati që  ia mundësoi hapjen e dyerve magjike të aktorit dhe piktorit. I lindur në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit.

Ky aktor dhe piktori i vyeshëm gjatë jetës së tij u paraqit  me veprimtarinë  e tij të begatshme skenike dhe artistike para botës shqiptare dhe më larg u paraqit me imazhe, me motive edhe si aktor dhe si piktor i cili me kohë e kuptoi dhe shprehi si frymë, si artikulim të thellë të shpresë estetikën.                      

Artisti dhe njeriu i mirënjohur i botës shqiptare, i ndjeri Lokaj më shumë së tetë dekadave të punës së tij kreative gjithmonë ka qenë i mishëruar me fatin e popullit të përvuajtur shqiptar. Ky profesor i artit, krijues i teatrit, aktivist i mirënjohur i organizatave shoqëroro-politike dhe kulturore, gjatë tërë jetës së tij punoi dhe rezistoi  në momentet më të vështira për një liri të njëmendët kombëtare, për çka një periudhë të gjatë ishte në shënjestër të pushtetit dhe forcave serbo- çetnike jugosllave.

Kjo figurë  e  vyeshme që nga klasa e parë të shkollës fillore tregimet dhe përrallat i “dramatizonin” me shokët e fshatit e të shkollës dhe të njëjtat i shfaqnin para nxënësve e fshatarëve në komunën e Deçanit. Viti fillestar i krijimtarisë artistike  ishte ai i 1948, kur vuri në skenë dramatizimin e këngës folklorike “Halit Gashi”, me të cilën në kuadër të garave komunale, zunë vendin e parë. Për atë kohë kjo ishte dhurata më e madhe.

Ky artisti i artit skenik tetë dekada e gjysmë të punës së tij ka qenë i mishëruar me fatin e popullit të përvuajtur shqiptar.

Pas shkollës fillore Syla mësimet i vazhdoi në shkollën e mesme të Artit në Pejë, që për të pati një rëndësi të madhe, sepse aty ekzistonte teatri i qytetit, ku merrte pjesë në shfaqje dhe bënte  skenografin e tyre. Pastaj baca Sylë punësohet në fshatin Isniq, të komunës së Deçanit, si profesor i artit figurativ, e vazhdoi punën artistike. Ky aktivist i palodhshëm  ishte edhe themelues i Shoqërisë  kulturo- artistike “Mustafa Bakija” në Deçan. Baca Sylë vazhdoi aktivitetin e veta edhe në komunën e Istogut, ku nga struktura udhëheqëse  të komunës  iu krijuan kushte dhe përkrahje  për punë- të cilat edhe në këtë mjedis i kurorëzoi me suksese. Që nga vitit 1963 e deri me 1976 si krijuesi i Teatrit dhe punëtori i palodhshëm  punoi dhe veproi me aktivitetet të llojllojshme kulturo-artistike në Teatrin e Shkupit. Trembëdhjetë e vitet të punës në këtë Teatër ishin vitet  më të suksesshme dhe më të begatshme të veprimtarisë së tij skenike, ku realizoi gjashtëdhjetë role, nga ato më  kryesore deri të ato episodike. Gjatë këtyre viteve i vyeshmi i artit skenik në Maqedoni, Lokaj pati fatin punojë me regjisorë të shkollave dhe “faheve” të ndryshme, që ishte një ndihmesë për plotësimin e zbrazëtive rreth artit teatral. Edhe pse ishte i zënë baca Sylë i përgatite dhe i luante pesë- gjashtë premiera në vit, vazhdimisht ka punuar në Shoqërinë Kulturo-Artistike “Emin Duraku” të Shkupit. Pos  Shkupit ky aktor i  ndihmoi  edhe zhvillimin dhe afirmimin e amatorizmit  në  qytetet Kumanovës dhe Tetovës. Gjatë muajit tetor të vitit 1976  ky krijuesi i Teatrit e nisi punën në Teatrin “Emin Duraku të Gjakovës ku gjeti kohë t’i dramatizojë dymbëdhjetë veprat e autorëve tonë dhe t’i realizoi dyzet e dy role. Ky aktor i vyeshëm në Teatrin e Gjakovës dramatizoi  pesë pjesë teatrale të shkrimtareve shqiptar.

Syla, ndihmoi  me shume dyzet student të Universitetit  që t’i kryejnë  provimet e diplomës në drejtimin e Teatrit skenik

Ky krijuesi i vyeshëm i Teatrit  ka qenë  mjaftë aktiv edhe me studentet e Universitetit të Prishtinës, Shkollat e Larta Pedagogjike dhe nxënësit e shumë shkollave të mesme. Gjatë karrierës   së tij, me sukses baca Sylë ka luajtur edhe  shumë drama televizive, filma artistik dhe filma në video kaseta. Këto suksese janë ngushtë të lidhura me përvojën e fituar nga dyzet regjisor e kritik të njohur të botës shqiptarë e të tjerë. Më së shumti  ka mësuar nga regjisori i ndjerë Kujtim Spahi i vogëli, i cili gjatë vitit 1972 në Shkup bëri regjinë e komedisë “ Karnevalet e Korçës” të Spiro Çemorës.

Teatri i mirë për këtë krijues ka qenë  dhe mbetet për secilin aktor i cili gjatë karrierës i jep mundësi  të luaj role kryesore, atëherë ai teatër do të ketë shumë aktor të aftë, e jo vetëm një. Aktori i aftë në çdo rol shkëlqen, ndërsa aktori i dobët edhe në rolin kryesor del i dobët. Andej, shumë shfaqje të mira kanë rënë për kah cilësia për shkak së roli kryesor ka dështuar. Por, shumë shfaqje të dobëta kanë gjallëruar kur roli kryesor ka shkëlqye. Mbi çdo gjë, në teatër duhet të këtë regjisor të aftë. Pra, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare ka ardhur koha që teatri  dhe dramaturgjia kombëtare të bëhen hallkë e fortë e artit skenik gjithëkombëtar, në zinxhirin e pasur të artit evropianë e botëror na pate thëne në bisedën qe pata zhvillu me te deri sa ishte gjallë. Ky aktor i mirënjohur  në vjetet e fundit, qysh se patë  dalë në pension me të madhe e ka ndihmua amatorizmin në komunat e Deçanit, të Gjakovës, të Prizrenit, të Istogut, të Klinës, të Shkupit, të Tetovës, të Shqipërisë e vende të tjera. Baca Sylë i ndihmoi  me shume së dyzet student pa asnjë kompensim të Universitetit të Prishtinës që t’i kryejnë me sukses provimet e diplomës në drejtimin e Teatrit skenik. Ky dhe shume shembuj të tjerë flasin së këto aktivitete të pa ndërprera në Teatrin profesional dhe atë të  amatorizmit mire tregojnë se ky regjisor, ky aktor, ky piktor, ky aktivist dhe humanist i vyeshëm  seri në fund të jetës së tij në asnjë moment nuk u largua  nga aktivitetet bë skenën teatrore. Në vitet e fundit baca Sylë  ka punua në nxjerrjen e një vepre  prej  pesëmijë faqesh me titullin “Mitologjia- dëshmia e parë e gjuhës shqipe”, duke filluar që nga koha e pellazge.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...