Elma Doresi: Po punove të heqin nga puna. Jam ndjerë e fyer nga “heshtja” e Ministrisë së Kulturës

Tuesday, 04 September 2018 14:49

Sot është ditëlindja e regjisores së re Elma Doresi. Ajo është e re në moshë dhe në profesion, e suksesshme, por e papunë. Pas disa shfaqjeve, njëra pas tjetrës, “Zbutja e Kryeneçes”, "Vdiq mbreti, rroftë mbreti" etj,  drejtori i TK, Hervin Çuli ka ndërprerë konteratën me të. Kujtojmë se  regjisorja  Elma Doresi  ka marrë pjesë në disa festivale të teatrit, madje deri në Kinën e largët,  ndaj me të drejtë ajo proteston dhe pohon gjithashtu se është ndjerë e fyer nga “heshtja” e Ministrisë së Kulturës.

“Jam shprehur se arsyet e ndërprerjes së kontratës bien ndesh me vendimet e marra kundrejt meje. Mendoj dhe jam e bindur se janë kontradiktore mbi çfarë është e shkruar, dhe mbi atë që më është thënë. Mendoj se isha një ndër njerëzit, që punuan shumë në atë institucion, sidomos në vitin që lamë pas. Struktura e teatrit është publike. Ju takon ju të listoni emrat dhe punët e secilit dhe aty do të gjeni se: nuk duhet të punosh. Se duhet të rrish pa punuar, që të kesh vazhdimësi. Kontratat në institucion janë në marrëdhënie me individin dhe institucionin e jo për bashkëpunime. Ta sqarojmë edhe këtë. Jam shprehur se nëse punon të flakin jashtë. Mendoj se ky ishte gabimi im (qesh). Shfaqjet e mia në Teatrin Kombëtar e lanë shenjën e tyre. Duhet thënë se jo vetëm Kryeneçja, e cila solli 10.000 njerëz në teatër e vajti deri në Kinë, por edhe "Vdiq mbreti, rroftë mbreti", shfaqje e cila pati fatin e saj të "keq" të ndeshej me të ftohtin e janarit, rezultoi me shitje më të larta të sezonit, që lamë pas mbi produksionet e teatrit. Verifikojini!”.

Edhe pse Elma ka pasur një qëndrim pozitiv për një teatër të ri, por jo për të shembur të vjetrin dhe ajo ka vënë firmën që të mos shembej, ndaj ata që kanë edhe gurin edhe arrën, u hakmorën ndaj saj, sikurse do hakmerren me të tjerë artistë në të ardmhen. 

“Unë mendoj se të gjithë mendojmë njësoj pavarësisht se si serviret apo thuhet lart e poshtë. Mendoj se të gjithë e duam një teatër të ri me kushte të mira për ne dhe publikun, por njëkohësisht të gjithëve na dhemb Teatri Kombëtar. Unë personalisht e kalova në kurrizin tim me shfaqjen në janar. Mu desh të takoja njerëzit, që çoheshin nga salla, sepse ishte ftohtë. Pashë sallën plot dhe bosh njëkohësisht prej kushteve. Jam shprehur madje se duhej një ndryshim, se duhej një teatër i ri. Ndoshta u tregova egoiste, sepse po mendoja për veten time?! Ose e nxituar. Kolegët e mi, të cilëve sot i përulem publikisht për gjithë forcën e tyre, më ndihmuan të kuptoja se kishte diçka mbi atë dhe quhej: Histori! Ajo do të humbi. Vërtetë që historinë e bën njeriu dhe jo muret, por në ato mure secili prej nesh ka kujtesën e tij. Familja ime ka kujtesën e saj aty, unë kam kujtesën time, çdo qytetar i Tiranës ka kujtesën aty. Lëreni aty ku është. Regjisorët dhe një dhomë të vogël krijojnë konceptet dhe nuk është aspak e vërtetë fjalia se: ka kondicionuar regjisorët ajo sallë. Daleni miq, se nga ajo sallë kanë dalë ata artistë, që ne sot i kemi e histori. Pastaj pashë publikun. Ai e do atë godinë ashtu siç është. Dhe aty vendosa të hidhja firmën për mos prishjen e teatrit në emër të publikut, të atyre njerëzve që sot unë jam kjo që jam. Përderisa do të shembet, rindërtojeni siç është. E njëjta formë, por me kushtet optimale. Dhe historia mbetet dhe kushtet përmirësohen. Ose rikonstruksion i asaj, që është dhe ndërtimi i një teatri të ri diku tjetër. Ky është qëndrimi im. Nëse është e vërtetë se prishja e Teatrit Kombëtar nuk do preki territorin e tij dhe meqenëse thuhet se ka rrezikshmëri etj, atëherë unë jam për rindërtimin e godinës ekzistuese. Pra të rindërtohet siç është.”

 Për Doresin duhet urgjentisht statusi i artistit.”Statusin urgjentisht! Mbështes kolegët e mi me këtë kërkesë, që duhej të ishte bërë vite më parë. Dhe diçka, stimulim ndaj artistit. Ka aktor/aktore shumë të talentuar që i japin shpirtin skenës, që sjellin publik në teatër, që sjellin figura artistike të arrira, e këto artistë duhen urgjentisht të stimulohen në shumë drejtime. Mos t’i vrasin artistët!”

Lidhur me politikat stimuluese e vlerësuese në art e kulturës, regjisorja thotë se “Mungon vlerësimi. Një regjisor i huaj merr shumë benifite në të gjitha aspektet. Një krijues shqiptar, i cili merr 1/4 e fondit nuk ka asnjë benifit. Konkretisht vajtëm në Kinë! Nuk më erdhi një mesazh nga institucionet kulturore, asnjë urim. Nuk më bëri kush një pritje kur u kthyem. E vetmja që na nderoi dhe e them publikisht këtë ishte zonja ambasadore e Kinës në Shqipëri. Askush tjetër. Lajmi nuk u menaxhua nga Ministria e Kulturës. E vetmja që më duhej të merresha përpos rivendosjes së veprës me 5 aktorë zëvendësues e që duhet të riformoja shfaqjen isha unë, edhe më duhej dhe të menaxhoja lajmin e festivaleve. Ndërkohë për regjisorët e huaj, me gjithë respektin, por qoftë dhe vendosjen e një premiere u shtrohen bankete e darka. Më falni, por ky është një shqetësim shumë i madh dhe unë jam ndjerë e fyer nga gjithë kjo "heshtje" e ministrisë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...