Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon shkarkimin e Hervin Çulit

E mërkurë, 05 September 2018 10:39

Pas shtyrjes që i bënë deputetët e PS ligjit për shembjen e TK, dje, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një deklarate për shtyp bën me dije se për të eliminuar shembjen e Teatrit Kombëtar qeveria duhet të miratojë dekretin e Presidentit. “Ajo duhet të deklarohet publikisht pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, me një proces të hapur dhe transparent, gjithëpërfshirës dhe me financim publik”, thuhet në deklaratën e AMT. Një pikë tjetër është dhe lirimi nga detyra e drejtorit Hervin Çuli si dhe ministrja e Kulturës. “Lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe ministres së Kulturës tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, për neglizhencë dhe me pasoja të rënda të mosmirëmbajtjes së ndërtesës së TK, duke qenë se nuk kanë dhënë dorëheqjen”, vijon pika 2 në deklaratë. Në pikën 3 AMT kërkon që qeveria të parashikojë në buxhetin 2019 si edhe plan buxhetin e afatmesëm, një buxhet për MK të barabartë ose më të madh se ai i Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë. Në pikën 4, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që Kuvendi të marrë në shqyrtim nismat ligjore të propozuara nga Sindikata e Arteve të Skenës dhe Ekranit si dhe nga rrjeti “Skena e pavarur kulturore” për reformim të plotë të sistemit teatror dhe sektorit jo publik të artit në Shqipëri. Pika 5 e deklaratës vijon që qeveria të rihapë dy teatrot kombëtare aktuale për sezonin artistik. “Të ashtuquajturat problemet infrastrukturore të godinave janë lehtësisht të riparueshme dhe pjesë e një gënjeshtre të vazhdueshme publike, që drejtori i TK dhe ministrja e Kulturës kanë përcjell deri tani”, thuhet më tej. Për AMT çështja e teatrit ka vënë në dukje problema të mëdha të sistemit tonë politik dhe vendimmarrjes së tij. “Është e qartë që një parlament i zgjedhur nga lista të paracaktuara nuk ka asnjë mundësi reale për të mbrojtur qytetarët dhe për të limituar abuzimet. Nevoja për një sistem të ri zgjedhor është urgjencë për demokracinë dhe shoqërinë tonë”, vijon deklarata. Në fund AMT pohon se mbetet në pritje të raportit të Komisionit Europian mbi “ligjin special".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...