E Vërteta si motiv për Festivalin e Filmit për të Drejtave të Njeriut

Saturday, 15 September 2018 07:44

“Kërcënimi i së vërtetës” është tema e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili edhe këtë vit do ta kthejë Tiranën në kryeqendrën e kinematografisë.

Ky është edicioni i trembëdhjetë dhe nga data 17 deri më 22 shtator, dashamirësit e filmit do të kenë mundësi të ndjekin 43 produksione nga 3400 që aplikuan për të qënë pjesë e festivalit. Drejtori ekzekutiv e këtij eventi jep detaje për ngjarjen më të rëndësishme kinematografike dhe shpjegon se përse tema e këtij viti është kërcënimi i së vërtetës.

Kujtim Çashku, Drejtor ekzekutiv i Festivalit thotë se “Kërcënimi ndaj së vërtetës dhe kur thua këtë gjëja e parë që i vjen në mendje njerëzve është "fake news". Nuk është vetëm kjo, në festival janë përfshirë një gamë e gjerë që ka të bëjë me mënyrën si fabrikohet sot një mendim për qëllime të caktuara, por gjithmonë duke u larguar nga e vërteta.

Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë.

“Ne kemi ftuar regjisorin që ka bërë filmin, regjisorin tjetër ukrainas që ka bërë filmin për këtë regjisor”, shton Kujtim Çashku.

Pjesë e pandashme e këtij Festivali janë edhe forumet me të rinjtë, këtë vit do të jenë 5 të tilla ku do të diskutohet rreth tematikave të produksioneve që do të shfaqen në mjedise të ndryshme, si Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instalacioni, Reja, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Në Europe Hause si dhe në sallën Cod në Kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...