Agim Sopi kthehet në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Saturday, 15 September 2018 07:48

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka konstatuar se Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës e ka shkarkuar Agim Sopin pa kurrfarë baze ligjore. Kësisoj, përmes një vendimi të cilin vetëm gjykata mund ta hedhë poshtë, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka kërkuar që Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, si dhe Këshilli Drejtues i TKK-së duhet ta kthejnë regjisorin Sopi në punë për pjesën e mbetur të mandatit. Ky vendim duhet të hyjë në fuqi brenda 15 ditësh.

“Obligohet Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe ministri i Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit për zbatimin e këtij vendimi në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës ‘Drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”, thuhet në vendimin e KPMSHCK-së të protokolluar të martën, më 11 shtator.

Rikujtojmë se drejtori Agim Sopi ishte shkarkuar më 27 mars të këtij viti nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Aso kohe Sopi pati deklaruar për gazetën “Zëri” se shkarkimin e tij e sheh si një ndërhyrje politike. Sopi, që sapo kishte nisur vitin e tretë të mandatit të tij që parashihej të ishte 4-vjeçar, tha se qeveria e re që ka ardhur muaj më parë po ndërhyn politikisht në institucionet e kulturës dhe në bordet e tyre.  Në arsyetimin e tij Sopi përmend edhe faktin se Këshilli Drejtues kishte eliminuar në një fazë të pazakonshme dramën “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, me autor shkrimtarin e publicistin Veton Surroi.

Shkarkimi i Sopit ishte bërë me gjashtë vota për dhe një abstenim nga Këshilli Drejtues i përbërë aso kohe nga Burbuqe Berisha, Shkëlqim Millaku, Fisnik Ademi, Jahja Shehu, Orhan Kërkezi, Ismet Azemi e Valon Kashtanjeva.

Që nga ajo kohë Teatri Kombëtar i Kosovës ka funksionuar me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm. Përderisa kjo pozitë pas shkarkimit të Sopit i është besuar Kumrije Hoxhës, aktorja në fjalë vendosi të japë dorëheqje brenda pak ditësh. Që atëherë në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës ishte Milot Mustafa.

Tash e sa ditë ky institucion u përball edhe me grevën e aktorëve të ansamblit rezidentë, të cilët duke kërkuar rritje rrogash patën pezulluar programin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...