Rudi Sata: Kumbaro të shkarkohet një orë e më parë, sepse po shkatërron institucionet

Tuesday, 18 September 2018 10:38

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës. Në një kohë që nga ministria publikohen projekte të ndryshme, për artistët në realitet janë një sërë problemesh që ndikojnë në zhvillimin e jetës artistike. Tenori Rudi Sata kryetar i sindikatës së artistëve dhe punonjësve të TKOBAP bën me dije se për problemet që ata hasin i janë drejtuar me një letër edhe titullares së institucionit.   SPASH i ka dërguar një letër Ministrisë së Kulturës, janë tre probleme madhore dhe sipas tyre duhet të priten në takim nga ministrja, afati deri më 25 shtator. P;r Sat;n “Ajo shkresë, që është dërguar nga zoti Reshat Ibrahimi kryetar i SPASH flet për një takim me ministren për problemet. Por dhe Sindikata e Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP i ka bërë disa letra më parë titullares së institucionit për t’u takuar. Kam një sërë shkresash, që janë kërkesë për takim me datë që nga 3.7. 2018, kërkesë për informacion drejtuar juristes së institucionit apo dhe të tjera, por janë pa përgjigje. Janë disa shkresa të protokolluara, ku i drejtohet sindikata jonë për bashkëpunim, që të ulemi dhe të rregullojmë kuadrin ligjor, sepse është tejmase diskriminues për artistin dhe nuk gëzon asnjë të drejtë. Gangrena e këtij ligji është sidomos edh me oraret e punës. Nuk mund të vazhdohet kështu. Ne u përballëm së fundmi dhe me një urdhër, ku na mohohen të drejtat, por dhe në lidhje me oraret e punës, na vidhen 48 ditë punë në vit. Ne punojmë ditë të shtune dhe nuk na quhet. Një titullar institucioni thotë mbaron sezoni artistik me datë 30 qershor, vjen një tjetër titullar thotë mbaron me 18 korrik, vjen një tjetër thotë mbaron me 30 korrik. Kjo është turp. Unë si kryetar i sindikatës kërkoj që të rregullojmë gjërat, të ulemi dhe të diskutojmë, dhe jo të jen gjërat sipas dëshirave të titullarëve në institucione. Prioritar për ne është statusi i artistit, më pas të vijojmë punën dhe për ligjin. Për ne është e panegociueshme, që ligji për artin skenik duhet të bëhet vetëm duke u mbështetur në modelet e Bashkimit Europian. Nuk do të ulemi në takim me ta nëse do të bëjnë një pseudoprojektligj paçavure. Më vjen mirë që dhe koha më dha të drejtë mua. Ishte një palo ligj ashtu siç di të bëjë Kumbaro. Unë dhe këtë herë i bëj thirrje kryeministrit, që ajo ministre duhet të shkarkohet, sepse përveçse është e paaftë ajo është dhe mohuese e të drejtave themelore të demokracisë.

Ne si sindikatë kemi qenë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe ata kanë treguar zero predispozitë për bashkëpunim. Kemi kërkuar që të marrim modelin evropian dhe ia kemi ofruar, ata e kanë hedhur në kosh të plehrave. Dhe duan këto lloj ligjesh, që glorifikojnë pushtetin absolut të titulluarit. Në rast se deri më datë 25 nuk denjon Ministria e Kulturës siç nuk ka denjuar deri tani dhe as teatri, që të na thotë që të do të kemi një takim për të vendosur gjërat siç i ka bota, unë do të dal para trupës artistike dhe do të deklaroj çfarë arrogance ka dhe çfarë ndodh, do të bëj dhe një konferencë për mediat. Do t’u bëj thirrje artistëve, që në rast se duan të kenë dinjitet ata duhet t’i bashkohen sindikatës dhe do të fillojmë protestat deri në grevë me aktivitetin. Ne kemi qenë shumë tolerantë dhe kemi kërkuar bashkëpunim, por s’e kanë dashur. Në rast se komuniteti nuk merr përgjigje unë do të jap dorëheqjen. Nuk është thjesht institucioni që janë autoritar, por edhe vetë komuniteti që nuk ka këllqe për të kërkuar të drejtat e tyre. Kjo është sfida që unë do t’i kërkoj komunitetit. Komuniteti nëse nuk do që t’i gëzojë të drejtat, sindikata e ka bërë punën në mënyrë institucionale. Ky komunitet nuk ka se çfarë pret më për shkak të këtyre ligjeve që janë. Nuk gëzojnë asnjë të drejtë, statusi i artistit nuk është bërë, rregullorja në institucione është një paçavure. Nuk quhet rregullore për të drejtat e artistit, por se si ta censurojë.

Në projektligji të futen të gjitha standardet dhe kriteret sipas BE. Nuk e kanë bërë deri tani. Në ligj kemi kërkuar ndarje pushtetesh dhe autonomi institucionale. Të ketë një bord artistik të brendshëm 50 përqind të anëtarëve nga administrata dhe pjesa tjetër nga komuniteti. Kjo është ndarje pushteti. Të bëhet një komision disiplinor dhe kryetari të jetë nga sindikata. Kemi kërkuar ndryshimin e orareve të punës dhe rishikimin e tyre sepse ka vakum dhe abuzim ligjor në kundërshtim të kodit të punës. Ne punojmë 6 ditë në javë dhe na sigurohet si pesë ditë. Këto janë abuzimet. Kemi kërkuar që titullari të zgjidhet me votë nga komuniteti artistik, kemi kërkuar depolitizim të institucionit, të drejtat themelore të artistit, kemi kërkuar transparencën.

 Pesë vite që ka ardhur ministre Kumbaro, ajo duhet të shkarkohet, sepse do të mbahet mend që nuk ka lidhje me Ministrinë e Kulturës, por prokuroren e Krimeve të Rënda. Ajo nuk ka lidhje me Ministrinë e Kulturës.

Unë i përgëzoj artistët për impenjimin dhe sakrificat e tyre të mëdha në kushtet që punojnë, që po bëjnë një punë për t’u vlerësuar dhe admiruar, punë profesionale. E dini se ç’do të thotë të performojë orkestra në sallën e ministrisë? Po vijoi dhe dy vjet janë të gjithë të shurdhuar nga veshët. Kemi korin, një sektor që punon po në probleme. Në vend që të vijnë te artistët dhe të pyesin çfarë hallesh keni, të bëjnë një takim për problemet se aty në ministri janë, por s’e bën. Artistët duhet të kërkojnë të drejtat themelore dhe çdo gjë të bëhet me bazë ligjore. Ministrja të shkarkohet një orë e më parë, sepse po shkatërron institucionet. Sa më shumë të qëndrojë aty, aq më shumë probleme dhe padrejtësi shtohen në kurriz të artistëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...