Murakami tërhiqet nga gara për çmimin alternativ 'Nobel'

E mërkurë, 19 September 2018 11:17

Autori japonez Haruki Murakami ka kërkuar tërheqjen e nominimit të tij për çmimin alternativ “Nobel në Letërsi”, duke thënë se dëshiron të përqendrohet në shkrimet e tij, raportojnë mediet e huaja evropiane dhe aziatike.Si një nga "eksportet" më të suksesshme letrare të Japonisë, perspektivat e Murakamit për “Nobel” janë subjekt i një shqyrtimi intensiv vjetor në vendlindjen e tij, shkruan sor gazeta "Zëri".

Murakami u shpreh mirënjohës për nominimin, por tha se donte “të përqendrohej në të shkruarit, larg vëmendjes së medies", thanë organizatorët e çmimit të ri të Akademisë përderisa njoftuan tërheqjen e autorit në faqen e rrjetit social "Facebook". Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për vendimin e Murakamit.

Çmimi zëvendësues ose alternativ u krijua nga një grup i figurave kulturore suedeze pasi çmimi “Nobel për Letërsi” i këtij viti u shty pas skandalit të sjelljeve të pahijshme seksuale në “Akademinë Suedeze”.

Të nominuarit e tjerë për çmimin alternativ janë autori i lindur në Britani, Neil Gaiman, Maryse Conde, e lindur në Guadeloupe dhe autori kanadez Kim Tuy, i lindur në Vietnam. Ata kanë "shprehur entuziazëm për emërimin e tyre", shtoi deklarata e organizatorëve.

Anëtarët e "Akademisë së Re" ftuan lexues nga mbarë bota të votojnë për autorin e tyre të preferuar, duke u  bazuar në një listë të gjatë prej 46 shkrimtarësh të zgjedhur nga bibliotekarët në Suedi. U raportua se më shumë se 30.000 vetë votuan.

Fituesi pritet të shpallet më 12 tetor dhe çmimi do të jepet në Stokholm në mes të dhjetorit, ashtu si çmimi "Nobel". Në kontrast me çmimin “Nobel”, i cili kërkon të nderojë shkrimtarin i cili ka kontribuuar me punën më të shquar në një drejtim ideal, shpërblimi i ri do t'i ofrohet një shkrimtari që ka treguar historinë e njerëzve në botë.

Rikujtojmë se nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari britanik me origjinë nga Japonia Kazuo Ishiguro. Ai u vlerësua nga Akademia Suedeze si një shkrimtar, i cili përmes romaneve që bartin forcë të madhe emocionale ia ka dalë të zbulojë humnerën që ekziston nën ndjesinë tonë iluzive në lidhje me botën. Zëri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...