Shkolla 9-vjeçare në Tiranë merr emrin e aktores së shquar

E mërkurë, 19 September 2018 15:43

Tani e tutje ish- shkolla 9-vjecare “SabaudinGabrani 2” do të mbajë emrin e aktores së shquar të skenës dhe ekranit, Drita Pelinku,”Nder i Kombit”. Me këtë emër shkolla është pagëzuar që në ditën e parë të nisjes së vitit shkollor 2018-2019, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Shkolla “SabaudinGabrani 2” ka mbi 800 nxënës nga klasa 6-9, dhe është vijim i shkollës “SabaudinGabrani” që gjendet në kryqëzimin e 21-shit. Kjo shkollë është relativisht e re dhe këtë emër ka mbi 20 vjet që e mban. SabaudinGabrani është një dëshmor i LANC-it, dhe ishte “luksi” i madh që një 20 vjeçar, si Gabrani, nga fshatrat e Bregut të Detit, të përjetësohej në dy shkolla e në një rrugë në kryeqytet, kur arritja më e madhe e tij ishte aktiviteti ilegal si anëtari  PKSH, djegia e shkollës italiane në kryeqytet në 1943, derisa u kap nga fashistët dhe vdiq në burg, në 1943. Emri i tij iu vu shkollës 8-vjeccare që në vitet e diktaturës komuniste. 

Emri i aktores dhe pedagoges së shquar ështëmirëpritur jo vetëm nga nxënësit e prindërit, por edhe kolektivi i mësuesve. Drita Pelinku (1926-2013) ka qenë aktore në TK, që nga viti 1945 dhe pedagoge në ILA, që në mesin e viteve 70-të. Ka një numër të madh rolesh e kryerolesh nga dramaturgjia botërore e ajo kombëtare si dhe në filmin artistik shqiptar. Vënia e emrit të saj një shkolle të kryeqytetit vjen në 5-vjetorit e ndarjes së saj nga jeta, më 2 tetor 2013.

dritapelingu_1_orig.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...