×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pse ka kaq shumë lajme nga restaurimet?

E mërkurë, 19 September 2018 15:48

Ministria e Kulturës vazhdimisht, pothuajse përditë, hedh në treg lajme që kanë të bëjnë me restaurimin e monumenteve të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas saj, të krijohetpërshtypja se janë hapur kantiere pune ku po rigjenerohen monumentet dhe po jetësohen duke përfituar vlera të reja. Mjafton t’i referohesh vetëm ATSH, si burimi zyrtar i shtetit, dhe do shikosh se dhjetëra, në mos qindra objekte po i nënshtrohen restaurimet. Dhe nuk janë pak, po të kemi parasysh se çdo restaurim kushton mijëra apo miliona lekë.  Janë me dhjetëra restaurime që i kushtojnë buxhetit të Ministrisë së Kulturës miliona euro e lekë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave nuk dihet se ku përfundojnë. Prandaj ka kaq shumë lajme për restaurimet, se aty është leku i madh dhe se “vjedhja të nxjerr faqebardhë”, pasi nuk zbulohet dot kurrë se s para janë investuar në ato objekte të amortizuara nga vitet dhe moskujdesi njerëzor. Për fat të keq, një pjesë e mirë e këtyre restaurimeve bëhen nga njerëz të paftë, jo kompetentë, miq të ministres dhe enturazhit të saj e kryeministrit. Bëhen nga firma që fitojnëtenderë, nga ato që shtrojnë rrugë e to qëbëjnë ndërtime, por jo nga specialistë të mirëfilltë restaurimi, për të cilët ka nevojë vërtet trashëgimia e kultura jonë. Vetë specialistët e larguar nga puna nga Kumbaro dhe drejtorët e saj japin alarmin se restaurimet janë bërë shkel e shko dhe janë harxhuar miliona lekë nga fondet e BE-së dhe shtetit. Prandaj dëmet janë të mëdha dhe vjedhjet e shpenzimet të shumta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...