Komedia e Dario Fo-së në teatrin “Hadi Shehu” të Gjakovës

E Enjte, 27 September 2018 09:59

Regjisorja Hana Qena fillon provat për shfaqjen më të re në Teatrin e Gjakovës

Teatri i qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë sot nisi provat e projektit të 3-të për këtë vit, duke i dhënë besimin regjisores së re nga Prishtina, Hana Qena. “S’mund të paguajmë, s’do të Paguajmë” është titulli origjinal i komedisë“ Sotto paga, non si Paga” nga dramaturgu italian, Dario Fo e që regjisorja Qena do ta jetësojë në teatrin e Gjakovës.

Hana Qena është regjisore e teatrit dhe bashkëthemeluese e kolektivit artistik Haveit. Ajo shkroi dhe punoi mbi një shfaqjen eksperimentale që u dha në Amsterdam të Holandës dhe Bilbao të Spanjës. Më pas ajo punoi dramën “Ëndrra e një nate vere”, në Teatrin Dodona, Prishtinë. Gjithashtu ishte regjisore e shfaqjes “Ata do të vijnë”, produksion i Qendrës Multimedia në Prishtinë, dhe bashkëregjisore në shfaqjen “Tito ëas not here”, e realizuar në Banja Llukë të Bosnjes. Së fundmi punoi “Hamletmachine” në Skenën e vogël të Teatrit Kombëtar, Prishtinë. Ka qenë drejtoreshë e festivalit SKENA UP ndërsa aktualisht është anëtare e bordit drejtues të teatrit Dodona në Prishtinë dhe pjesëtare e kolektivit Haveit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...