Inva Mula, me 7 tetor në Prishtinë, folëse në TEDxPrishtina

E Enjte, 27 September 2018 10:00

Ajo është e para folëse e zbuluar nga ekipi organizativ i ngjarjes që do të mbahet me 7 tetor në kryeqytet.  Mula do të përcjellë para publikut tregimin e suksesit por edhe vështirësive që ajo ka hasur, në një format si TED – ku folësit tregojnë rrugëtimin e tyre dhe i cili mund të inspirojë miliona njerëz në mbarë botën.

Inva Mula është e njohur për performancat e saj në La Boheme, Otello, Pagliacci, Faust dhe Carmen. Ajo është ndër shqiptaret më të njohura në botë dhe një zë që ka tronditur skenat më të mëdha operistike në glob.  Kësisoj, Prishtina me datë 7 tetor do ta ketë mundësinë dhe privilegjin ta dëgjojë për së afërmi një emër si Inva Mula. Mula, në vitin 1997, pati sukses kur këndoi në Rigoletton e Verdit, krahas emrave si Leo Nucci në Operën e Marsejës. TEDxPrishtina pritet të zbulojë folësit tjerë të këtij edicioni ditëve në vazhdim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...