RTSH, sot homazhe për lamtumirën e regjisorit dhe spikertit Roland Roshi

E Enjte, 27 September 2018 10:26

Sot  me 27 shtator, ora 12.00 tek holli i RTSH-se do te zhvillohen homazhet ne nderim te regjisorit dhe spikerit te mirenjohur Roland Roshi,  i cili eshte ndare nga jeta mbremjen e  djeshme ne vendin e tij te punes ne RTSH. Lajmi eshte dhene nga koleget e Roshit qe kane shprehur ngushellime per familjen e te ndjerit. Asllan Bajrami, bashkepunetor i RTSH, shkruan: "Disa minuta para orës 20:00 ndërroi jetë në vendin e punës ROLAND ROSHI, njëri nga regjisorët dhe folësit e spikatur në Radiotelevizionin Shqiptar. Me Landin në vitet ’90-të kemi punuar bashkë në edicionet e lajmeve për Kosovën në Televizionin Shqiptar dhe në Radio Tirana. Ishte profesionist i pashoq dhe njeri me virtyte të larta. Ngushllime familjes Roshi dhe të gjithë kolegëve të Radiotelevizionit Shqiptar".

Dhimiter Gjoka: "E pabesueshme. Eshte ndare nga jeta krejt papritur kolegu yne regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushellime familjes dhe njerezve te dashur te tij".

Defrim Methasani: "Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!".

Nermin Spahiu: "Lajm i tmerrshem. Na iku shume shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folesi i Radio Televizionit Shqiptar ROLAND ROSHI.Ishte ne pune, teksa ndodhi gjema.Njeri qe vetem dinte te falte dashuri e te sillte te qeshura, ndaj iku pa bezdisur askend, pa i renduar askujt.Do na mungojne batutat e tua LANDI.Te qofte i lehte dheu mik i dashur".

 

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...