Kumbaro u fshihet artistëve, dështon takimi me sindikatën, artistët paralajmërojnë protesta dhe grevë...

Premte, 28 September 2018 08:49

“Nga paaftësia e saj, Kumbaro i ka çuar institucionet e artit dhe kulturës në një "Kolaps" total, ku dominon arroganca, prepotenca, frika.

Pa rezultat takimi në Ministrinë e Kulturës për kërkesat e artistëve. Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë përballë kësaj situate ata do të fillojnë lëvizjen sindikaliste, që mund të arrijë deri në grevë. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë në letrën e datës 4.8. 2018 drejtuar ministres Kumbaro kërkonte të bëhet statusi i artistit; ligji i ri “Mbi artin dhe kulturën” pasi të bëhet statusi; si dhe të rikonstruktohet godina e Teatrit Kombëtar siç po bëhet për TKOBAP. Por sipas tyre takimi i zhvilluar më datë 25 shtator me zëvendësministren e Kulturës Valbona Shujaku ka qenë pa rezultat. Ata pohojnë se përgjigja e zëvendësministres Shujaku ka qenë që statusi do të përfshihet në strategjinë për kulturën 2019-2025. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, Reshat Ibrahimi pohon se propozimi i tyre që të bëhej një marrëveshje me kohë të përcaktuar për të realizuar në fillim statusin e artistit dhe më pas bërjen e një ligji të ri për artin dhe kulturën që ti rezistojë një kohe të gjatë nuk u pranua. “Zv. ministrja Shujaku shtroi si zgjidhje strategjinë kombëtare për artin dhe kulturën, që do të bëhet për periudhën 2019-2025, ku këto dy kërkesa përfshihen në strategjinë të bërë publike nëpërmjet internetit, ku SPASH nuk kishte dijeni. Ne i kërkuam marrëdhënie ligjore institucionale që të bëhen me letra zyrtare, pasi jemi i vetmi partner social me kontrata kolektive që bashkëpunon ministria. Për çështjen e Teatrit Kombëtar gjendja është në procese ligjore, ku ne i qëndrojmë vendimit për rikonstruksion ”, pohoi Ibrahimi. Sipas tij në këtë takim u theksua dhe rritja e pagës për artistët, sepse kanë pesë vite pa ndryshime. “Ne kërkuam që gjatë 2019 të rriten pagat e artistëve dhe punonjësve në institucionet e varësisë së MK në 10 përqind, pasi gjatë 5 viteve nuk ka pasur rritje”, vijon Ibrahimi. Por sipas tij duke parë situatën ku ndodhen institucionet e artit SPASH do të fillojë lëvizjen sindikaliste. “Shujaku në takim na tha që ne se pranojmë këtë. Në atë moment i themi që në rast se nuk e pranoni ky takim për ne është i pavlefshëm. Ne tashmë si SPASH e kemi bërë të qartë qëllimin tonë, që do të marrim mendimin e komunitetit të artistëve të grupeve permanente të të gjithë artistëve në varësi të Ministrisë së Kulturës për të filluar lëvizjen sindikaliste, që do të thotë protesta, bojkot të aktivitetit deri dhe grevë. Në politikat që ka ministria strategjia është 2019-2025 që do të thotë institucionet e kulturës dhe artit të jenë në gjendje mizerabël”, pohoi Reshta Ibrahimi, kryetar i SPASH.

 Kryetari i SPASH vijon se në takimin e datës 25 shtator u trajtua problemi për rregulloret e brendshme të institucioneve, duke kërkuar rregullimin e tyre. “Po i vuajnë artistët dhe kërkuam rregullim të tyre, ata mbajtën shënim. Rregulloren e brendshme duhet ta bëjnë institucioni në bashkëpunim me sindikatën e artistëve, jo të vijë nga ministria. Kjo punë po shkon keq e më keq. Arti dhe kultura është pasuri kombëtare, por duan ta shuajnë. Kumbaro nuk ka guxim që të vijë të takohet me SPASH”, vijon kryetari Ibrahimi. Tenori Rudi Sata kryetar i sindikatës së artistëve dhe punonjësve të TKOBAP bën me dije se për problemet Ministria e Kulturës është përgjegjësja kryesore për situatën ku ndodhen. “Nga paaftësia e saj, i ka çuar institucionet e artit dhe kulturës në një "Kolaps" total, ku dominon arroganca, prepotenca, frika. Treguam që është pikërisht mungesa e vullnetit të kësaj ministrie që artisti është pa status, punojnë nën një kuadër ligjor, i cili gjeneron diktaturë dhe pushtet absolut të titullarit. Artisti punon mbi bazën e një "Rregullore" e cila e shndërron artistin në një "Skllav". Beteja sapo ka filluar së shpejti brenda këtij dhjetëditëshi do të fillojmë konsultimin me komunitetin artistik”, përfundon tenori Sata, kryetar i sindikatës së artistëve dhe punonjësve të TKOBAP.

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 08:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...