Një infermiere fisnike si Miola

Saturday, 29 September 2018 13:52

Monodrama "Infermiere Eva" shkruar nga Valentina Dafa, me interpretimin e aktores Miola Sitaj erdhi premierë mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Në sallën “Moliere” monodrama me regji nga Klajdi Marku dhe muzikë nga Miron Kotani e skenografi nga Vladimir Semini shënoi premierën e saj në Tiranë. Aktorja Miola Sitaj është e njohur me aktivitetin e saj në skenën teatrore. Këtë herë ajo prezantohet para publikut me një vepër shqiptare, që përcjell jo pak mesazhe për shoqërinë. Për autoren e veprës Valentina Dafa monodrama “Infermiere Eva” është një pasqyrë publike që zbërthen ligjet e pashkruara mentale të shoqërisë shqiptare, me shpërthimin e arsyetimit dhe botës shpirtërore të Evës. “Eva një karakter fisnik i përmbajtur, ngurtësuar për një kohë të gjatë nga mohimi i jetës sociale dhe mohimi i ushtrimit të profesionist, reflekton në momentet e humbjes së parakohshme të bashkëshortit në emigrim, kohë në të cilën ka humbur edhe familjarët e saj në atdhe. Një jetë e mohuar sociale dhe profesionale”, shprehet autorja Dafa, në përshkrimin e saj për këtë vepër teatrore.  Sipas saj, në këtë boshësi zhvillohet drama psiko-sociale tek Eva, për të ndërgjegjësuar dhe për të sensibilizuar shoqërinë, për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut. Por sipas autores Dafa, edhe për të ndikuar sado pak në barazinë gjinore dhe në përkujdesjen e shëndetit tek qeniet më të brishta, më humane. “Tek femra që mundohet të sfidojë me dinjitet e të thyej barrierat mentale të mbartura në vetvete dhe në shoqërinë në të cilën jeton. Eva që guxoi të prekë ëndrrat e saj vajzërore dhe që nuk arriti ti jetojë ato, vazhdimësinë e jetës e sheh lidhur ngushtë me profesionin, pikërisht profesionit të infermierit, betimin e të cilit ajo e njehson një me shpirtin. Betimi i infermierit i Florence Nightingale, para të cilit Eva është betuar e gjunjëzuar, mbetet lajtmotivi i vazhdimësisë, puna dhe jeta vetëmohuese e heronjve të heshtur, që janë kudondodhur me shërbimin e tyre të pakursyer” shprehet më tej në përshkrimin e saj për veprën autorja Valentina Dafa. Kjo monodramë në skenën e  teatrit vjen edhe si bashkëpunim me Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...