Këngëtari i famshëm francez Charles Aznavour ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Kantautori, i cili një muaj më parë kishte përfunduar një turne në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles (Francë). Aznavour, emri i vërtetë i të cilit ishte Shahnour Varinag Aznavourian, lindi në Paris nga prindër armenë. Ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 shtete të ndryshme. Shpesh thirrej Frank Sinatra francez.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e nderoi artistin e madh me anë të një postimi në Twitter ku lexohej: “Francez krenar, i lidhur me rrënjët e tij armene, i njohur në të gjithë botën, Charles Aznavour shoqëroi 3 breza në gëzime dhe dhimbje. Kryeveprat e tij, toni i tij, brilanca e tij unike do të jetojnë gjatë”.
Ai ka kompozuar më shumë se 1 400 ka xhiruar mbi 60 filma. Me rastin e vdekjes së tij, gazeta Le Monde sot shkruan se Charles Aznavour, ishte Franca. Me origjinë nga Armenia, ai kurrë s’i harroi rrënjët e veta dhe zë i fuqishëm i këtij edhe para pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Aznavour cilësohet po ashtu si francez i madh pasi karrierën e zhvilloi kryesisht në këtë vend.
Edhe pse ishte aktor, ai nuk pushoi kurrë së qeni këngëtar.
Jam i interesuar për të gjitha stilet e muzikës. Jam krenar që disa sosh jam i pari që i kam bërë në Francë. Për këtë arsye kam pasur sukses në Magreb, te hebrenjtë e të rusët” kishte thënë ai me një rast.