Në skenën ”arTurbina” vjen shfaqja “Terror”, me regji nga Gëzim Kame për publikun kryeqytetas. Shfaqja vjen për artdashësit nën interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Astrit Hasani. Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seancë gjygjësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70,000 sportdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës, apo hero. Shfaqja “Terror” vjen për publikun në datat 5-6-7 tetor, ora 20:00, në skenën e “arTurbinës”.