Telashet në familjen e Cristiano Ronaldos duket se nuk paskan të mbaruar. Sikur të mos mjaftonin akuzat për përdhunim nga një shtetase amerikane, dhe së fundmi, çështja e babait të të fejuarës së tij.
Sipas “The Sun” në një artikull të publikuar ditën e sotme zbulohet se babai i Georgina Rodriguez, është një trafikant droge, i dënuar me 10 vite burg. Jorge Rodriguez, 69-vjeç, ka kaluar 10 vite në burg për trafik kokainë dhe kanabis.
Jorge është argjentinas dhe ka tre fëmijë. Ai u dënuar për dy vepra penale në Spanjë në vitin 2003 me 11 vite burg, pasi udhëhoqi një komplot të dështuar për transportimin (kontrabandë) e më shumë se 100 mijë euro të kokainës së pastër nga gadishulli iberik drejt Francës.
Në vitin 2008-të fitoi lirinë, por shumë shpejt u rikthye pas hekurave për kontrabandë. Ai tentoi të transportonte nga Maroku në Spanjë kanabis në bashkëpunim me disa të tjerë, por fitoi lirinë në 2013-ën. Policia gjeti në një depo, ku ata kishin fshehur lëndën narkotike, armë dhe plumba.
Ky lajm i dha një goditje tjetër sulmuesit portugez, i cili po hetohet nga Policia e Las Vegas-it për përdhunimin e një vajzë në vitin 2009-të. Akt të cilin ai mohon ta ketë bërë, përkundrazi 33-vjeçari ka deklaruar se e gjitha është një trillim për të përfituar nga emri dhe fama e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër, modelja spanjollo-argjentinase nuk ka preferuar asnjërin nga rastet, ndërsa ka publikuar një foto me fëmijët në profilin e saj në “Instagram”, ku ka shkruar: “"Babai i bekuar, Cristiano, me to të gjitha ditët janë të mrekullueshme".