Nis Tetori Gjerman; Java më e ngjeshur e aktiviteteve në vend

E mërkurë, 03 October 2018 17:12

Nis Tetori Gjerman. I vetmi muaj në Tiranë prej 12 vitesh që ka veprimtaritë më të dendura kulturore. Të përditshme. Këtë vit me moton: “Frymëzuar nga njerëzit” programi do të përmbajë jo vetëm letërsi, filma, teatër, muzikë dhe vallëzim, por edhe kulinari të mjeshtrave gjermanë por edhe atyre shqiptarë së bashku, si edhe diskutime e ëorkshope. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të Shqipërisë si Korca, Elbasani, Vlora, Shkodra, Pogradeci, që Ambasada Gjermane ka bërë të ditur sot për publikun e gjerë.  “Të frymëzojmë njerëzit”. Kjo moto e politikës së jashtme gjermane për çeshtje të kulturës dhe arsimit do të jetë këtë herë lajtmotivi i këtij edicioni të Tetorit Gjerman e do të thotë: “Të lëvizin jo vetëm njerëzit nga një vend në tjetrin, por të lëvizin edhe mendjet dhe zemrat e tyre”. Duam të bëjmë bashkë shqiptarë e gjermanë, që të nxisim dialogun, ndoshta dhe të mësojmë prej njëri-tjetrit, të përkufizojmë në shfaqje teatrale rolin e burrit dhe gruas në shoqëri, si mund të demaskojmë Fake News, do të sjellim bukuritë e sonatave për violinçel, duam të rrëmbejmë ju e fëmijët tuaj në aventura brenda ekraneve të kinemasë e t’ju prezantojmë skenën e subkulturës berlineze të viteve 80-të. “Këtë vit kemi futur edhe Slow Food, ku shefi shqiptar i kuzhinës Bledar Kola do të gatuajë me kuzhinieren gjermane të Slow Food-it, Luba Lubke, ndërsa një Work Shop për kuzhinën do të zhvillohet në shkollën profesionale të kuzhinës në Kamzë. Do të kemi lexim letrar me shkrimtaren Sandra Hoffman, performancë dhe diskutime në diten ndërkombëtare të vajzave për pozicionin e tyre mes traditës dhe modernitetit, ku këngëtarja Andrra, emri artistik i Fatime Kosumit do të performojë me këngë se si vajzat në shoqëri patriarkale martohen të vogla ndërsa aty do të diskutojë edhe studiuesja për cështjet gjinore Delina Binaj. Do të kemi shfaqjen teatrale “Jam burrë në kërkim të burrit të vërtetë”, nga artistja gjermane Katarina Mashenka Horn dhe artistja shqiptare Ema Andrea, për t’u ballafaquar me modelin e burrave klishe e shumë shfaqje të tjera. Nuk do të mungojë as Festa e Birrës në këtë tetor gjerman, -na thotë një nga organizatorët. Ambasadorja gjermane e pyetur gjatë konferencës dha edhe një opinion për teatrin kombëtar: “Po e ndjekim me vëmendje maksimale çështjen e godinave të teatrit kombëtar. E kemi lexuar me shumë saktësi përgjigjen e Komisionit të Bashkimit Europian që përfaqëson edhe zërin e Gjermanisë e do të vazhdojmë ta ndjekim me shumë vëmendje këtë çështje.” Për këdo që do të njohë programin e plotë të Tetorit Gjerman, mund të ndjekë faqen www.tetori-gjerman.com.

Pёrmbledhja e aktiviteteve:

05.10.:„Info-Tag“ - Dita e informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave
07.10.: Camillo Schumann – Sonata për violonçel dhe piano
07. & 08.10.: Përtej Currywurst-it: Kuzhina autentike gjermano-shqiptare
09.10.: Unë kam një ëndërr. Një seminar me shkrimtaren Sandra Hoffmann
09.10.: Filmi: "I riu Karl Marks" nga Raoul Peck (2017)
11.10.: Bota e vajzave midis traditës dhe modernitetit
12.10.: Shënime për Adenauerin - një portret i Adenauerit nga Hans-Peter Schwarz
12 & 13.10.: DIHA-Oktoberfest
15.10.: Lexim letrar me shkrimtaren Sandra Hoffmann
16./17./19./20.10.: Dogfall - Teatër, Diskutim, Pajtim
17.10.: Dita e Orientimit për Karrierën
18.10.: Gazetaria e udhëtimeve dhe mjedisit për Alpet Shqiptare
20.10. & 3.11.: Filmi për fëmijë: “Mbretëresha e Niendorf-it” nga Joya Thome (2017)
22. - 31.10.: Cikli i aktiviteteve: "Ditët e Kujtesës"
23. - 28.10.: Uorkshopi “E like-uar, e ndarë, e gënjyer – si mund të njoh dhe zbuloj një Fake News?”
23.10.: Filmi “Vëllezërit e zinj” nga Xavier Koller (2013)
25.10.: Filmi: „Azizi” nga Luljeta Progni
26.10.: Manual për një qytetari aktive dhe angazhimin e të rinjve
26.10.: Bisedë - Dorisi vdekjeprurëse - un-musical, no-musical dhe extra-musical
26.10.: "Unë nuk kam asgjë kundër Ciganëve, vetëm se -". Sinti dhe Romët në letërsinë gjermano-folëse dhe evropës juglindore
27.10.: Workshop: Si mund të shkruaj mbi artin bashkëkohor?
27.10.: Filmi për fëmijë: "Tim Taler ose e qeshura e shitur" nga Andreas Dresen (2017)
30.10.: Ne ndërthuremi: Lojë mendimesh gjermano-shqiptare
31.10. & 01.11.: Jam Burr – në kërkim të burrit të vërtetë
01.11.: Konferencë e mësuesve të gjuhës gjermane
06 - 09.11.: Seminar me temë: “Vital për një proces të suksesshëm negociimi me Bashkimin Evropian”
08 & 09.11.: Tirana Connectivity Forum

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...