Yzeir Llanaj: Ministria e Kulturës flet për trashëgimi, por polifonia çfarë është?

E mërkurë, 03 October 2018 17:25

Ministria e Kulturës nuk na përfilli fare për festivalin. Nuk e kuptoj pse tallen me shpirtin e këtyre bartësve? Ajo  ka shumë mungesë transparence, por i kërkoj vëmendje dhe vetëm vëmendje për polifoninë shqiptare, sepse po ikën, ndaj duhet mbështetur.

“Festivali i tetë ndërkombëtar “Bylispolofonia” u zhvillua në Bylis. Doli një festival aq madhështor, ku morën pjesë 28 grupe polifonike nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe jashtë saj, Kosova, Maqedonia, etj.,  thotë drejtues artistik i festivalit, Yzeir Llanaj. Paraqitja e grupeve ishte më së miri, qoftë për vlerat shpirtërore por dhe për kostumografinë. Ata shprehnin dhe dëshirën e vullnetin për ta mbajtur gjallë dhe për ta transmetuar ashtu identike, ashtu si na e kanë lënë ne të parët për ta çuar tek e ardhmja. Por ky festival edhe këtë vit pati shumë vështirësi, ishin marramendëse.

Ministria e Kulturës nuk na përfilli fare për festivalin. Ne e kemi shtyrë festivalin, sepse nuk ishin mundësitë e zhvillimit të tij.  Për festivalin e këtij viti ne nuk morëm mbështetje financiare dhe nuk e kuptoj pse tallen me shpirtin e këtij kombi? Pse tallen me shpirtin e këtyre bartësve? Mua për festivalin më kanë ndihmuar shumë bashkia e Ballshit dhe Fierit, ku u interesua vetë prefekti i Fierit. Janë njerëz që unë i nderoj. Ne nuk na ndihmoi Ministria e Kulturës por bashkia e Fierit dhe Ballshit për festivalin “Bylispolifonia”. Nga ana tjetër ata që nuk kanë shpirt kanë në dorë shpirtin e njerëzit të atyre që po mbajnë gjallë këtë pasuri shpirtërore. Festivali i parë u bë në vitin 2001, dhe edicioni i tetë në shtator 2018. Ne kemi disa vite që nuk jemi ndihmuar për festivalin “Bylispolifonia”.  Në bordin e Ministrisë së Kulturës duket sikur nuk pranojnë emrin polifoni, por duan iso-polifoni. Unë nxjerr konkluzionin që sa të vejë atje emri polifoni nuk do të trajtohet. Isopolifoni për mua një emër absurd, një emër jo shqiptar, dhe kjo më duket sikur është shkak që unë nuk marr financim nga ministria.

Ministria e Kulturës ka shumë mungesë transparence, sepse duke marrë parasysh që është i vetmi aktivitet i polifonisë shqiptare që bëhet në një kështjellë 4 mijëvjeçare nuk e mbështet. Ka dy pika kyçe, e para është polifonia dhe pasuria e rrallë në botë që është marr në mbrojtje, dhe e dyta është kryetempulli  i Ilirisë Bylisi, se atje e ka zanafillën kjo pasuri shpirtërore. Ku është Ministria e Kulturës këtu? Unë nuk kam pasur prezencë të ministrisë në festival me përjashtim të një rasti kur na erdhi një ekip për të kontrolluar ato 3 milionë lekë të vjetra që më dhanë për festivalin, që vetëm drekat dhe darkat bëjnë aq për artistët. Erdhën ata të ministrisë, panë dhe simpoziumin shkencor që bëja në festival me titull dhe temë për polifoninë shqiptare.

    Te folklori shqiptar me sa po shikoj nuk po bëhet gjë. Unë nuk shikoj të ketë studiues të mirëfilltë ta studiojnë folklorin. Nuk kemi një etnomuzikologe që të interesohet për kostumografinë shqiptare. Vetë shpirti i këtij populli po e mban polifoninë, dhe është për t’u përshëndetur grupi i Lunxhërisë, një mrekulli për polifoninë dhe kostumografinë e shkëlqyer. Në Shqipëri ka grupe polifonike por mungon vëmendja për ata. Edhe në festival pati shumë dyndje për të ardhur, por unë nuk kisha buxhet. Polifoninë e mban shpirti i bartësve. Mund të themi ne që e ruan dhe po e mban polifoninë që është dhe trashëgimi direkt Ministria e Kulturës? Jo. Unë festivalin nuk do ta lë kurrë. Edhe pse nuk më japin ndihmë, por për mua nuk ka iso-polifoni në Shqipëri. Ka vetëm polifoni. Ministrisë së Kulturës unë i kërkoj vëmendje dhe vetëm vëmendje për polifoninë shqiptare, sepse po ikën, ndaj duhet mbështetur."

hqdefault.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...