Majlinda Keta: “Arsimi është aset kombëtar”

E Enjte, 04 October 2018 08:04

Promovohet sot në orën 17.30 në “Xheko Imperial” libri “Arsimi. Edukimi. Ku ishim?... Ku po shkojmë?...” i pedagoges, Dr. Majlnda Keta.

Botimi i shumtë i artikujve në median e shkruar do ta konfirmonte tërësisht dashurinë që ajo ka për arsimin. Posti i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në Tiranë për disa vite, zgjoi jo vetëm vullnetin për ta rimodeluar arsimin në Shqipëri, me një qasje perëndimore, por njëherazi kontribuoi që zhvillimi të jetë afatgjatë. Herë pas here shfaqet në media, duke konstatuar me dhimbje, herë edhe me kritika mbi gjendjen e arsimit sot, duke sugjeruar ndër të tjera ide, forma, mjete dhe rrugë të reja për përmirësimin dhe modernizimin e tij. Prej kohësh, e zhveshur nga petku i një zyrtareje, Dr.Majlinda Keta qëndron në auditorët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe demonstron vlera profesionale e mbi të gjitha rrezaton humanizëm. Pedagogia Keta, ndër vite jep leksione mbi arsimin dhe edukimin shqiptar, duke ndërthurur idetë e rilindasve shqiptarë me kërkesat që globalizmi dikton sot në edukim. Përpjekja e pashtershme e pedagoges është të zgjojë ndjenjën e përgjegjësisë tek studentët dhe t'u tregojë atyre fuqinë që edukimi iu jep  në ndërtimin e së ardhmes. Përtej çdo ideje progresiste që pedagogia sjell në analizë të edukimit, duhet nënvizuar fakti që idetë nuk janë thjesht teorike, por përputhen me mundësitë dhe potencialin që ofron Shqipëria. Tanimë prej vitesh studimi mbi arsimin shqiptar, të të gjitha niveleve, nisur nga arsimi parashkollor e deri tek ai universitar, e bën autoren një zë të fuqishëm publicistik, ashtu edhe akademik, për të vlerësuar arsimin dhe për ta konsideruar atë si elementin e vetëm në zhvillimin dhe ndërtimin e një shteti demokratik, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Përvoja gati 30-vjeçare në fushën e arsimit vjen sot për lexuesin shqiptar, më 4 tetor, ora 17.30, e përmbledhur në librin e saj “Arsimi. Edukimi. Ku ishim?... Ku po shkojmë?... ”, i cili do të promovohen në ambientet e Xheko Imperial”. Përmbledhja dhe paraqitja e artikujve ndër vite tregon koherencë  në mendimin e autores, pa bërë kompromis me asnjë ngjyrim politik.  Qartësisht në këtë botim Dr. Majlinda Keta rikonfirmon se arsimi është pasuri, aset, themel mbi të cilin do (duhet) të ndërtohet e ardhmja.

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 08:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...