Ermir Grezda: Ne artistët jemi jetimë, për mbijetesë. Nga ministrja Kumbaro nuk pres më asgjë!

Diel, 07 October 2018 16:20

Skulptori Ermir Grezda do të prezantojë për publikun, disa nga veprat e tij të realizuara ndër vite.  Sipas tij, jo vetëm që GKA nuk i njeh artistët e traditës, por dhe nga Ministria e Kulturës nuk gjejnë mbështetje. Ai tregon se nuk aplikoi për këtë aktivitet në ministri, pasi më parë ka marrë përgjigje negative. Po ashtu ai shpreh keqardhjen, që as në GKA nuk gjeti miratim për aktivitetin e tij. Në këto kushte që janë sot artistët, sipas skulptorit Ermir Grezda ata nuk e njohin ministren e Kulturës pasi nuk kanë pasur mbështetje. “Ministria e Kulturës ka një ekip miqsh të dashur, që vetëm ata mund të aplikojnë dhe marrin financim nga ajo për projektet. Nuk kemi botime për autorët e Shqipërisë për ata që janë themelues, nuk kemi hapje të aktiveve, as mbështetje financiare, asgjë. Unë i kam shkruar Ministrisë së Kulturës më parë edhe si sekretar i  shoqatës të artistëve, që janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe diaspora. Ne si shoqatë e themeluar, që në 1992 kemi bërë disa aktivitete më parë që ishin mbarëkombëtare, me të cilën Ibrahim Kodra u njoh dhe u prezantua dhe në Shqipëri sepse ai jetonte në Itali dhe nuk kishte të drejtën e hyrjes. Por shoqata jonë bëri që ai të vinte dhe të ekspozohej këtu. Ne i kemi bërë letra për problematikat, funksionin e shoqatës, dhe janë përgjigje që më janë kthyer: ne do ju konsiderojmë për t’ju mbështetur, dhe asnjë lloj mbështetje. Kemi bërë letra për aktivitete, dhe vetëm na kanë ftuar ja dy herë në takimet që bën ministria për legjislacionin. Ekziston një vakum shumë i madh, jo vetëm midis shoqatës sonë, por të gjithë artistët nuk kanë ndihmë. Unë kam aplikuar dikur në ministri, por nuk kam marrë mbështetje për projektet.

Arti figurativ ka shumë probleme, por ne si artistë po mbijetojmë në këtë situatë që është tepër komplekse. Mua më vjen mirë që një nga artistët e mi shkon në pavionin e Venecias, por pjesa tjetër e artistëve nuk kanë asnjë mbështetje nga Ministria e Kulturës për aktivitetin. Artistët sot siç ju thashë janë për mbijetesë.

 Ne si artistë nuk kemi më mbështetje nga institucionet. Ne jemi jetimë. Në të ashtuquajturin sistemi i kaluar, ai na jepte studio, materiale, paguan elektrikun, etj. Sot ne energjinë e kemi sikur jemi biznes për të paguar. Nuk ka trup më të madh, që në gjendjen që janë artistët në anën financiare të paguajnë sikur janë biznes. Ne nuk na pranojnë as për ekspozitë në GKA, apo të kemi ndonjë botim nga institucionet, jo më të presim për studiot ndihmë nga Ministria e Kulturës. Është turp që artistët kanë mbetur në këtë situatë. Nga ministrja Kumbaro nuk pres më asgjë. Unë se njoh atë si ministre Kulture. Kam vite dhe më parë që shkruaj letra, i jam drejtuar ministrisë për problemet e artistëve dhe nuk marrim përgjigje, jo vetëm tani por dhe vite më parë me të tjerë ministra. Por dhe me Kumbaron ne nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Unë një letër i kam dërguar në kryetarit të Firences dhe do të hapë një ekspozitë për veprat e tim eti, dhe të kthejnë përgjigje kur marrin letra. Do të hapet ekspozita në Akademinë e Firences për tim atë si një nga ish studentët”.

Skulptori Ermir Grezda ndër vitet e krijimtarisë ka punuar në skulpturën monumentale, portrete në qeramikë dhe materiale të tjera, ndërsa shumë prej veprave të tij ndodhen në Kosovë, vendet Europiane dhe Sh.B.A.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...