Në edicionin e parë, nisma “Dita e Kontemporanes – Arti Kontemporan Italian”, artisti Eugenio Tibaldi po mban në Tiranë një seminar kushtuar 10 artistëve të rinj shqiptarë.
Puna artistike e Tibaldi-t, është ngushtësisht e lidhur me territorin dhe ndryshimet që pëson, prandaj qendra e kësaj iniciative është konteksti urban dhe antropik në zhvillim të pashmangshëm dhe të vazhdueshëm.
Seminari do të vazhdojë deri në datën 10 tetor dhe do të përmbyllet me një ekspozitë të përbashkët në vitin 2019.