Fluks vizitorësh në kalanë e Beratit, priti 110 mijë vizitorë, në 9 muaj

Tuesday, 09 October 2018 10:26

Kalaja e Beratit një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri edhe pse drejt fundit të sezonit turistik ka shënuar për muajin shtator shifrën prej 15,548 vizitorë, duke e çuar numrin e vizitorëve për periudhën janar - shtator 2018 në 110,481 vizitorë vendas dhe të huaj. Të dhënat që janë të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, sipas specialistëve tregojnë se kjo statistikë shpreh më së miri interesin në rritje për turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

“Krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rreth 49,500 vizitorë në total nga këta 22.000 kanë qenë turistë të huaj”, shkruan DRKK Berat. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat pak ditë më parë bënte të ditur se po vijon puna në muret e kullave të kalasë së Beratit. “Tek kullat 2 dhe 3 u krye procesi i pastrimit nga bimësia (e ulët dhe e lartë) dhe mbeturinat e hedhura brenda tyre. Gjithashtu u konsolidua kreu i murit në kurtinat midis kullave 2-3 dhe 3-4, në vet kullat si dhe u restauruan hapësirat e harkuara të fërngjive në kullën nr.3. Punimet e konservimit dhe restaurimit janë duke vazhduar në kullat 4-5, 5-6 dhe kurtinat midis tyre.

Në këto kulla dhe kurtina përveç punimeve të pastrimit dhe konsolidimit të mureve është duke u kryer edhe restaurim i disa prej bedenave, si dhe plotësimi me mur guri të zgavrimeve që ndodhen në kurtina”, shkruan DRKK Berat. Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj rrethues. Pamjen e sotme arkitektonike dhe urbanistike, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, kalaja e mori gjatë shekujve XVIII-XIX. Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qenë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...