“Delegacioni”, filmi I Alimanit, premierë botërore në “Warsaw Film Festival” në Poloni

Hënë, 15 October 2018 18:03

Filmi shqiptar “Delegacioni” premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Projekti kinematografik që nisi nga Artan Minarolli me skenar shkruar prej tij u përfundua nga regjisori Bujar Alimani. Festivali që ka nisur në Poloni do të mbahet deri më datë 21 tetor dhe është një nga më të rëndësishmit për filmin. Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 34 dhe sjell në konkurrim dhe filma të tjerë të huaj. Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha. Në role janë dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj. Këtë herë aktori Jorga Tushe në lidhje me filmin vlerëson bashkëpunimin me regjisorin Bujar Alimani. Ai tregon se në filmin “Delegacioni” regjisori i ka besuar rolin e berberit të burgut. “Premiera botërore e filmit do të jetë në festivalin, që zhvillohet në Varshavë, Poloni. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë me Bujar Alimanin, dhe unë luaj rolin e berberit të burgut. Edhe xhirimet e filmit janë bërë në skena fantastike, janë krijuar dekore dhe është punuar mjaft”, pohon aktori Jorgaq Tushe për filmin “Delegacioni”, që do të jetë në konkurrim në festivalin e filmit ndërkombëtar në Poloni. “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit, që pas ndarjes së tij nga jeta e realizoi regjisori Bujar Alimanit është bashkëprodhim i NSH Bleri Production Kosovë, me Art film Shqipëri, Zorba Production France dhe Graal films Greqi. Filmi “The Delegation” (Delegacioni) është mbështetur nga QKK në Kosovë në vitin 2016 në kategorinë e Cooproduksionit minor. Në historinë e tij festivali i Varshavës u krijua në vitin 1985 dhe në vitin 2009 u bashkua me elitën e festivaleve të njohura nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Producenteve FIAPF. “Warsaw Film Festival” hyn në mesin e festivaleve më të rëndësishme si Cannes, Venice, Berlin, Locarno, San Sebastian, Karlovy Vary, Tokyo, Moscow, Mar del Plata, Montreal, Shanghai, Cairo, Goa, dhe Tallinn, të quajtura ndryshe edhe festivale të Kategorisë A.

Me një kastë aktorësh të njohur të kinemasë shqiptare, filmi “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të 1990. Disa të burgosur politikë ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda  burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”. Leon që regjimi e kishte burgosur, e nxjerr nga burgu për të pohuar ato vite se Shqipëria është një vend i reformave demokratike dhe për të takuar kreun e delegacionit që do të vinte. Ndërkohë që Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten, por këtë e bën gardiani i burgut. Për regjisorin Alimani filmi përcjell mesazhe të forta. Në reagimin e tij më herët regjisori ka treguar se edhe sot shoqëria vuan pasojat e atij sistemi, që lamë pas, por këtë herë me një formë të re. “Filmi i vendos ngjarjet në vjeshtën e vitit 1990. Çfarë ka bërë diktatura dhe si u përgatit kasta e re e politikës shqiptare në vitet e tranzicionit? Kasta e re politike, që erdhi pas ’90 ishte pjellë e atij sistemi, që për mendimin tim vazhdon akoma dhe sot. Ne vuajmë dhe sot pasojat e asaj periudhe dhe asaj përgatitje që sistemi komunist bëri që të vazhdonte të udhëhiqte regjimi në një formë të re”, pohon regjisori Bujar Alimani. Xhirimet u zhvilluan në Qafë Mollë, Përmet, Ersekë, Skrapar dhe në Tiranë. Përveçse fitues nga grandi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...