Robert Budina, premierë botërore në Estoni, me “Streha mes reve”

Saturday, 27 October 2018 09:15

 Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina do të jetë premierë botërore në një festival të kategorisë A në Estoni. Filmi do të jetë në konkurrim zyrtar në edicionin e 22-të të festivalit “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, emra që janë të vlerësuar dhe në botë me kinemanë. Regjisori Budina e vlerëson këtë pjesëmarrje, sipas tij ky festival është ndër tetë më të mirët në Europë. “ Filmi do të jetë premierë botërore në 28 nëntor në Tallinn të Estonisë, një nga festivalet e kategorisë A. Puna ime si regjisor ka qenë gjithmonë për të sjell një film me cilësi sa më të mirë, të shkojë dhe në sa më shumë festivale të kategorisë A, dhe ky është ndër tetë më të mirët në botë. Ne e arritëm qëllimin tonë, dhe më pas filmi do të vijojë jetën e tij do të shfaqet në kinema në Gjermani, Kinë, po punojmë për në Amerikë”, tregon regjisori Robert Budina. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. “Streha mes reve” financuar nga QKK Shqipëri është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani. Në reagimin e tij regjisori Budina tregon se filmi përqendrohet tek personazhi i Besnikut. “Bota e tij e brendshme, ndjesitë e tij në raport me komunitetin, familjen, fenë, dashurinë, zotin dhe natyrën”, tregon regjisori Budina. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre.  Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.

9-1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...