Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy”, në skenën rumune

Saturday, 27 October 2018 09:13

Komedia "Njeriu që pa vdekjen me sy" me regji nga Elma Doresi në skenën rumune në kuadër të Javës Kulturore. Vepra e shkruar nga Viktor Eftimiu me regji nga Doresi sjell në skenë aktorët e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Më herët vetë regjisorja Doresi ka treguar se është një mundësi e mirë dhe për përfaqësimin e artistëve shqiptarë pjesëmarrja në skenën rumune. “Në premierë kemi pasur diplomatë nga Rumania gjë që solli edhe këtë udhëtim drejt saj. Nuk është festival, por një Javë Kulturore e cila do të finalizohet me shfaqjen tonë. Nuk mund ta mohoj faktin që ndihem e privilegjuar për këtë pjesëmarrje si dhe faleminderit z. Fate Velaj për këtë mundësi të cilën mezi presim të prekim një skenë të re dhe një publik ndryshe. Aty do të jetë prova jonë me madhe”, tregon regjisorja Doresi për këtë pjesëmarrje në Rumani. Regjisorja Doresi bën me dije se nga data 26-30 tetor, Fate Velaj, deputeti i Vlorës organizon "Ditët e Vlorës” në Craiova". “Do të vendoset busti i Skënderbeut, do të binjakëzohet Vlora me Craiovën, Universiteti i Vlorës me atë të Craiovës si dhe paraqitja e teatrit të Vlorës me shfaqjen “Njeriu që pa vdekjen me sy" në teatrin e Craiovës”, shkruan në profilin e saj regjisorja Doresi. Në veprën me regji nga Elma Doresi një emër i vlerësuar me shfaqjet e saj në teatër interpretojnë aktorët Artan Islami, Jorgaq Tushe, Ilirian Ali, Eliona Thomaraj, Matilda Avduli, Roland Minga. Skenografia dhe kostumografia mban emrin e Drini Shehut. Pas suksesit që pati në teatrin e Vlorës komedia nuk mungoi dhe në Tiranë, duke marrë duartrokitjet e natës së parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ngjarjet në vepër zhvillohen në një qytet. Dy burra dhe një post kryetari. Një vajzë dhe një djalë në kërkim të kurorëzimit të dashurisë së tyre. Një grua me qëllimin e vetëm për të jetuar në kryeqytet dhe një vagabond. Të mbetur pezull prej kohësh dhe në kërkim të një ndryshimi, por monotonia po i mbyt. Një ditë duket sikur dikush i dëgjojë thirrjet dhe lutjet e tyre: Aleksandër Filimon shpëton një njeri,Vagabondin. Me hyrjen e personazhit tonë futen dhe një sërë situatash nga ato më komiket e më të pa imagjinuara. A do të sjellë ndryshimin e shumë kërkuar personazhi ynë i ri? A do ta thyej ai këtë monotoni dhe cila është vdekja që ai shikon? Sa prej nesh sot arrijnë të ndajnë personalen nga profesionalja? Këto janë dhe pyetjet që shtron komedia në skenën e teatrit për publikun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...