“Balkan Contemporary Music Festival”, në edicionin e dytë promovim të muzikës dhe artistëve

Hënë, 29 October 2018 17:00

 “Balkan Contemporary Music Festival” nis edicionin e dytë më 30 tetor. Festivali, i organizuar nga Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë (A.C.A), synon nxitjen e bashkëpunimit nëpërmjet njohjes mes muzikantëve në rajonin e Ballkanit dhe mbështetjen, të një tregu të qëndrueshëm të zhvillimit të muzikës bashkëkohore në rajon. Drejtor i “Balkan Contemporary Music Festival” kompozitori Dorian Çene pohon se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet krijimit të kontakteve mes artistëve, shoqatave të kompozitorëve, dhe interpretimit reciprok të veprave të autorëve të rajonit. ““Balkan Contemporary Music Festival” edhe në këtë edicion zhvillon idenë fillestare, mbi të cilën është themeluar, pra promovimin e  muzikës artistike bashkëkohore të kompozitorëve të vendeve të Ballkanik e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarë. Në edicionin e dytë do të mbahen rreth pesë koncerte”, tregon Çene. Muzika sllovene do të përfaqësohet në koncertin e parë të këtij festivali, ditën e martë datë 30 Tetor në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, nga Matej Grahe (flaut) dhe Luca Ferrini (piano), të cilët do të interpretojnë vepra nga kompozitorët sllovenë dhe dy autorë shqiptarë. Këngëtari Ismet Vejseli dhe pianistja Dunja Ivanova do të përfaqësojnë Maqedoninë në koncertin e datës 8 nëntor, ndërkohë që ndryshe nga edicioni i parë, këtë vit është marrë në konsideratë dhe një koncert me artistë të ftuar nga Italia. Do të jetë një trio fizarmonikash me Francesco Coluccia, Michele Bianco dhe Giovanni Fanizza, të cilët do të interpretojnë në qytetin e Vlorës një repertor të zgjedhur me vepra nga kompozitorë të rëndësishëm të repertorit të fizarmonikës. Krijimtaria muzikore shqiptarë në këtë festival do të materializohet në dy koncerte, njëri prej të cilëve do ti dedikohet tërësisht kompozitorëve të rinj shqiptarë, ndërkohë që tjetri do të përmbajë krijimtarinë muzikore të kompozitorit Thoma Gaqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...