Në prag të ardhjes së stinës së vjeshtës, në Mat është mbajtur “Hani i Piktorëve”, ku do të shpaloset puna e 12 piktorëve më të njohur në Shqipëri me punimet e tyre të zonave turistike të Matit.
Aktiviteti do nis me 1- nëntor 2018, bashkia Mat, nëpërmjet Qendrës së Kulturës Artit dhe Muzikës, financuar nga projekti ‘’Bashkitë për në Evropë’’ organizon “Hani i Piktorëve” Edicioni i III.
Po ashtu, një ditë më vonë me 02.11.2018 Ora 17:00 në ambientet e Muzeut Historik Mat organizohet një takim historik, me historianin Mathieu Aref, ku të pranishëm do të jenë Intelektual të trevës.
Në fund të takimit Mathieu Aref, do t’i dorëzohet nga këshilli i Bashkisë Mat titulli ‘’Qytetar Nderi’’.
Në këto 5 ditë janë ftuar një koloni me 12 piktorët nga më të mirë në Shqipëri dhe trevat Shqiptare. Në këtë javë piktorët do pasqyrojnë në telajot e tyre disa nga zonat më turistike dhe historike të Matit.
Pas përfundimit të Hanit të piktorëve në ambientet e ‘’Muzeut Historik Mat’’, me datë 05.11.2018 në orën 11:00 do të hapet ekspozita me punët e kryera gjatë këtyre ditëve tek galeria e Arteve ‘’Tahir Tahiri’’.