Ekspozita “Arterren”, për kulturën dhe trashëgiminë

Tuesday, 02 Prill 2019 13:35

Në seminarin "Përthyerje antropologjike", që u zhvillua në Tiranë ishte i ftuar dhe prof. ass. dr. Shemsi Krasniqi, nga Departamenti i Sociologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Tema e këtij seminari trajtoi mënyrën e ripërfytyrimit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare. Në këtë kontekst, fjala “ekokulturë” është përdorur për t’i paraqitur të gjitha ato elemente të kulturës tradicionale, si vlera, koncepte dhe përfytyrime, dije dhe shprehi, kulte dhe simbole, mite dhe legjenda, besime, festa dhe praktika rituale, të cilat në përmbajtjen e tyre, në mënyrë implicite apo eksplicite, mbartin mesazhe ekologjike dhe paraqesin bazat e një etike mjedisore. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit shkruan se qëllimi kryesor i studimit ishte identifikimi i elementeve të një etnoekologjie shqiptare, përkatësisht nisja e një fushe studimesh antropologjike mbi mënyrën e të kuptuarit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare. Pas parashtrimit të metodologjisë së hulumtimit, Krasniqi prezantoi disa elemente të ekokulturës si ahti/afti, nëma, bekimi, betimi, metamorfoza, empatia, komunikimi, hiri, shëmbëllimi dhe shenjtërimi, elemente këto të cilat hasen si në praktikat e përditshme të jetës reale, ashtu edhe në krijimet imagjinare, në besimet popullore, në folklor, mitologji dhe në traditën orale përgjithësisht.

Në pjesën e dytë u trajtua shkurtimisht arti shkëmbor i Kosovës, me tipologjinë e simboleve dhe interpretimin e tyre. Simbolet e gravuara ose pikturuara në gurë, janë shprehje spirituale dhe intelektuale të paraardhësve tanë dhe gjurmojnë disa probleme që lidhen me qenien njerëzore e që janë universale, të gjithëkohshme dhe të kudondodhura, pavarësisht koordinatave kohore dhe hapësinore. Arti shkëmbor paraqet një simbiozë të kulturës me natyrën. Në fund të seminarit u paraqitën gjetjet kryesore nga kërkimet shumëvjeçare në terren të prof. Krasniqit, në përcjellje të festave popullore dhe praktikave rituale të lidhura me natyrën, si pelegrinazhet në male, ritet e kalimit në gurë, festat sezonale dhe kultet e lisave të vjetër në Kosovë. Të gjitha këto tema, janë integruar reciprokisht në funksion të idesë së ekokulturës. Në funksion të kësaj ideje u çel edhe ekspozita “Arterren” në Bibliotekën Kombëtare. Ekspozita solli fotografi të bëra gjatë punës kërkimore në terren dhe që prezantonin njerëzit, natyrën, trashëgiminë kulturore, materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...