"Darka e lamtumirës” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar

Tuesday, 02 Prill 2019 13:36

Komedia franceze “Darka e lamtumirës” do të rikthehet për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Vepra me regji nga Kiço Londo do të jetë në skenë mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjtes. Në role vijnë tre aktorë të njohur dhe të vlerësuar nga publiku. Kjo është një vepër e krijuar nga autorët francezë Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere. Vetë teatri shkruan se është një komedi franceze, që nuk duhet humbur. “Mos mungoni! 3 dhe 4 prill ora 20:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental vjen komedia "Darka e lamtumirës". Me Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj, që do ju sjellin një shfaqje që nuk duhet humbur”, shprehet teatri. Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e radhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Për të zbuluar më shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe a do të ketë një lamtumirë të vërtetë në këtë darkë publiku do ketë mundësinë ta shijoj duke parë shfaqjen “Darka e lamtumirës”. Më herët aktorja Laura Nezha është shprehur se Clotilde roli që i ka besuar regjisori Kiço Londo është i këndshëm. Mbi të gjitha te personazhi që ajo sjell në shfaqje, sipas saj është autoriteti që spikat “ Clotilde edhe përpiqet që të ekuilibrojë situatën për të shpëtuar edhe marrëdhënien e saj. Autoriteti është ajo që spikat tek Clotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i këndshëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibroje situatën për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj”, u shpreh aktorja Laura Nezha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...