Shfaqja“Shërbëtoret” rikthehet në Teatrin Eksperimental

Tuesday, 30 October 2018 10:43

Kryevepra e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit Jean Genet vjen më 3 nëntor ora 19:00 në sallën Goethe. Vepra e autorit Genet vjen në skenë për publikun me regji nga Kiço Londo, në interpretimin e aktoreve Laura Nezha Ilirda Bejleri Dasara Xhangolli. Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. Dy shërbëtoret, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime. Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën. Dështojnë. Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën.

Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijëra të rinjve, të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë. Sulmi i Jean Genet kundër çdo gjëje të detyruar takon eksperimentin social, rezistencat molekulare, mendimin dhe veprimin shkatërrues të kohës tonë. “Ndërsa gjithnjë dhe më shumë njerëz në të gjithë botën rebelohen kundër moralit dominues  të mërzisë, të bindjes dhe durimit, kundër shfrytëzimit dhe shantazhit që të bëjnë në punë, kundër burgut të përditshëm dhe imponimin e një jeta që nuk e zgjodhëm dhe nuk na përket, zgjedhja e veprës së Jeane Genet për të shprehur frymën e një kohe që është gati të shpërthej, ishte direkte”, thuhet në njoftimin e teatrit. Sipas regjisorit Kiço Londo kjo është një shfaqje mjaft provokative dhe mund ta ndjekë vetëm një publik mbi moshën 16 vjeç.

“Drama është mjaft provokative sepse midis raporteve të dashurisë, të urrejtjes, që kanë ato për të dashurin e zonjës dhe për njëra- tjetrën shfaqja ka një theks që ka të bëjë dhe me shtrembërimin e seksualitetit. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk lejohet që ta shikojnë këtë shfaqje”, tregon regjisori Londo. Ky produksion është bashkëpunim i TKEKS me Ambasadën Franceze në Tiranë në kuadër të projektit për rajonin Elbasan- Korçë. Kjo vepër vjen sërish në Teatrin Eksperimental  në Tiranë, pasi ka qenë në skena të ndryshme të teatrit në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...