“Mozart dhe bashkëkohësit e tij” rikthen në skenën shqiptare artistin Ali Pengili

Tuesday, 30 October 2018 10:44

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shfaq nesër në mbrëmje koncertin “Mozart dhe bashkëkohësit e tij”, i cili bën bashkë ekselencën shqiptare në botë, virtuozët e skenës shqiptare dhe eksperiencën e huaj. Ky koncert organizohet nga TOB në kuadër të kolonës “Ekselenca shqiptare në botë”, e cila në dy vitet e fundit ka sjellë në skenë emrat më të njohur të muzikës operistike shqiptare me famë ndërkombëtare dhe emrat më të njohur të dirigjimit, koreografisë dhe vokalit operistik në skenat botërore. TOB bën me dije këtë herë se koncerti në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë sjell në Shqipëri sjell dhe artistin e njohur Ali Pengilin. Në aktivitetin e tij Ali Pengli është një nga instrumentistët shqiptarë, që ka interpretuar në orkestrat e Kinës, Europë e sot në Francë. Së bashku me të ngjitet në skenë dhe solisti i TOB, Elton Katroshi në klarinetë. Koncerti dhe orkestra e TOB nesër në mbrëmje do të dirigjohet nga francezi Martin Lebel, dirigjent një nga më të njohurit në Europë. Koncerti do të jetë me një program të pasur muzikor dhe premton momente të bukura për publikun, që do ta ndjekë. Oboisti Ali Pengili  ka një karrierë muzikore me famë ndërkombëtare. Aktiviteti i artistit Ali Pengili merr një zhvillim të madh në vitin 1994 kur kalon me sukses konkursin për vendin e oboes së parë solist në orkestrën simfonike të Singaporit (SSO), një nga orkestrat më të mira të Azisë. Gjatë shumë viteve, Pengili luan nën drejtimin e disa prej dirigjentëve më të njohur në botë si: George Pretre, Essa Peka-Salonen, Oko Kamu, Carlo Franci, Claudio Simone, Jean-Claude Casadessus, etj. Dhe shumë solistëve të njohur si: Anne Sophie Mutter, Hillary Hahn, Vadim Repin, Boris Beresovsky, Liang Liang etj. Në të njëjtën kohë, ai interpreton si solist me orkestrën në disa nga koncertet më të njohura të repertorit të oboes: Marcello, Mozart, Strauss. Gjatë këtyre viteve orkestra ka bërë një numër të madh turnesh në të gjithë botën (Hong-Kong, Malajzi, Gjermani, France, SHBA ). Pas 10 vjetësh interpretimi me sukses, kthehet ne France, dhe diplomohet nga Ministria e Kulturës franceze me diplomën e lartë të profesorit (CA në oboe dhe muzikë dhome). Në vitin 2005, angazhohet si profesor pedagog i oboes në Akademinë e Lartë të Muzikës në Rouen Normandi (CRR). Akademi në të cilën vazhdon profesionin edhe tani. Gjithashtu vazhdon aktivitetin artistik brenda sezonit të akademisë dhe në skenat të ndryshme të Francës (Grand Theatre de Reims, Opera de Rouen)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...