Rakip Shabani: Drejtori i GKA-së dhe Mniistria e Kulturës u ka mbyllur dyert artistëve shqiptarë

Tuesday, 30 October 2018 10:45

Piktorët pohojnë se nuk kanë gjetur në aktivitetin e tyre krijues mbështetjen dhe vlerësimin nga institucionet. Ata shprehen se kjo vjen dhe për shkak të mungesës së vëmendjes qoftë nga Ministria e Kulturës apo dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Piktori Rakip Shabani shprehet se artistët me keqardhjen shikojnë se si veprat e tyre nuk ekspozohen në GKA. Për piktorin gjendja sot tregon se në GKA dhe ministri po bëjnë çorganizim të artit. Ai shprehet se ndërsa për të huajt ekspozitat qëndrojnë nga dy muaj, për artistët shqiptarë nuk krijohen hapësira për veprat. Problem për piktorin është dhe mosblerja e veprave të artit nga GKA për të pasuruar fondin, ku sipas tij janë të huajat ata që po i blejnë punët e artistëve.

“Galeria Kombëtare e Arteve është gjëja më serioze për artin figurativ. Në atë institucion janë veprat e artit me dinjitoze të historisë së kombit tonë. Aty ne piktorët kemi derdhur rininë tonë dhe kemi veprat e artit. Unë si artist kam 24 vepra arti në GKA. Por gjëja më e çuditshme është që mundohemi ne si piktorë të takojmë drejtorin dhe në vend që ai të vijë të na takojë vetë, del një jurist i tij dhe ai na bën takimin. Kjo ne na duket një paradoks i jashtëzakonshëm. Juristi del na jep përgjigje në vend të titullarit të GKA. Brenda aty janë veprat e artit kombëtar. Janë pasuri kombëtare dhe të gjithë turistët e huaj, që e vizitojnë paguajnë një kuotë dhe nga ky fond jeton GKA bashkë me atë buxhet çfarë jep Ministria e Kulturës. Por jemi ne artistët, që kemi veprat tona në GKA dhe e kemi ndërtuar atë. GKA ka salla dhe çuditërisht më pak dhe më të papreferuarat janë ato që janë ekspozuar pikturat e fondit. Ndërsa 2 salla të mëdha, të cilat janë bërë dhe investime vitet e fundit gjatë kohës që ka ardhur drejtori Shkololli nuk ekspozohet dhe pranohet asnjë piktor shqiptar. Hapësirat e GKA iu lihen artistëve të huaj, në këto kohë që ne flasim aty kemi një artiste nga Gjermania. Më parë aty u hap dhe ekspozita e një artisteje nga Kosova. Por aty harxhohen drita dhe ujë, paguhet titullari, nënpunësit, harxhohen fonde, dhe nuk është se ai ia lë një javë ekspozitat atyre, por dy muaj në dispozicion. Mua kjo më duket abuzuese nga titullari i atij institucioni. Çdo piktor që ka vajtur aty shqiptar ka marrë përgjigje negative për ekspozita. Drejtori i GKA kthen përgjigje kur ne interesohemi përmes punonjësve të institucionit, që nuk hapim ekspozita sepse do të mbyllet 4 vjet për arsye të rikonstruksionit. Pra sipas tij GKA do të mbyllet 4 vjet, por kur vjen puna ajo nuk mbyllet, por sallat e ekspozitave më të mira aty dhe që harxhohen para për t’u mirëmbajtur ua lënë nga dy muaj të huajve ekspozita pa vlerë. Fakti tregon, që asnjë piktor gjatë inaugurimit nuk vete në GKA, sepse ka dhe ekspozita me shkronja. Pra në vend që këto salla të GKA të jenë për artistët në Shqipëri të vendosen veprat tona, sepse dihet që ka pak salla për ekspozita, ato shfrytëzohen nga të tjerët sipas interesit të drejtuesit aty. E gjitha kjo që po ndodh unë mendoj që është një abuzim në GKA aq më tepër mendohet që të ndërtohet një galeri e madhe. Problemi im nuk është ky, por ekzistenca e veprave të artit. Unë po vë re që ka një tendencë për shkombëtarizim të artit tonë. Veprat e fondit janë realiste. Ku janë vepra arti, nga ato ne mësojmë dhe historinë e kombeve. Nëse nuk do të ishte arti ne nuk do të merrnin vesh dhe historinë. Edhe ne kemi artin tonë që  e quajnë art shqiptar. Por dhe Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë e saj për çfarë po ndodh.

Ka ardhur koha të flasim troç për problemet. Nëse ne duam që arti jonë të ekzistojë, unë vë re një tendencë për mohimin e të gjitha artistëve në atë institucion. Edhe sot pas kaq vitesh po në GKA, ne piktorët shqiptarë nga drejtori jo vetëm që nuk po përkrahemi, por po mohohemi. Unë pyes ky e ka hallin ky drejtor në GKA? Çfarë pret ai? Ajo GKA është e jona, është e artistëve. Ky drejtor si nuk hap ekspozita të piktorëve shqiptarë, pra sallat aty të përdoren për fondin e galerisë më tepër. Por me ç’të drejtë lë veprat e artit të kalben dhe ti hapi ekspozitë x apo y artisti që janë të huaj? Sot jemi në një situatë, që për artistët jo vetëm që nuk ka konkurse që duhet të zhvillohen nga institucione, por GKA nuk po blen asnjë vepër arti.

Të gjitha punët tona po na i blejnë të huajt. Shteti jonë paska buxhet për të bërë grataçela dhe nuk paska Ministria e Kulturës për GKA, që duhet të blejë vepra arti? Nuk shikojnë këta që vijnë se çfarë godine ke, por se çfarë veprash arti kemi, çfarë muzesh kemi. Ministrat e Kulturës ikin dhe vijnë, drejtorët e GKA po ashtu ikin dhe vijnë, por veprat e artistëve mbeten aty.

Ministrisë së Kulturës nuk po i bie ndër mend për GKA jo më për objekte e tjera të trashëgimisë sonë, dhe që sigurisht kanë vlera dhe janë unikale.  

Piktorët kanë mjedis për të ekspozuar vetëm në MHK dhe në galerinë FAB. Nuk ekzistojnë sot as konkurset as aktivitetet. Dikur ka pasur organizim për artin figurativ dhe kishim dhe privilegje ne si artistë, kurse tani kemi në GKA dhe ministri që po bëjnë çorganizim të artit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...