Risi dhe ndryshime në edicionin i 57 të Festivalit të Këngës në RTSH

E Enjte, 01 November 2018 10:42

Festivali i Këngës në RTSH edicionin i 57 me një skemë të re për publikun. Festivali do të zhvillohet mbrëmjet e datave 20, 21 dhe 22 dhjetor. Stafi realizues i këtij edicioni përbëhet nga drejtor i festivalit, Martin Leka, drejtore artistike Inva Mula, producent muzikor Sokol Marsi, skenarist Pandi Laço dhe regjisor Bledar Laço. Këngët do të prezantohen në dy net, nata e parë në 20 dhjetor, ku 22 këngëtarët do të këndojnë live me Orkestrën Simfonike të RTSH. Nata e dytë do të jetë Nata e Eurovizion, ku po të 22 këngët do të vijnë të interpretuara live, por pa orkestër, ato do të shoqërohen nga elementë spektakli. Dhe në natën e tretë këngët do të konkurrojnë për vendin e parë. Në fjalën e tij drejtori Leka vlerësoi prezencën e sopranos Inva Mula, dhe po vijojnë bashkëpunimet e suksesshme për festivalin. “Prezenca e Inva Mulës si drejtore e këtij festivali, që do të sjellë një eksperiencë ndryshe dhe inovatore në këtë edicion, ndërsa dyshja Laço rikonfirmon bashkëpunimet e suksesshme që kemi pasur deri më tani” tha Leka. Nata e Eurovizionit vjen risi në festivalin e RTSH dhe sipas producentit muzikor Sokol Marsi kjo ka qenë një ide dhe vite më parë. “Nata e Eurovizionit sivjet vjen si risi në festival. E kemi pasur këtë ide edhe vite të tjera, por për arsye kohe nuk e implementuam dot. Festivali përveçse këtë vit bën 57 vjeç, në të njëjtën kohë na përfaqëson me fituesin edhe në Eurovizion, ndaj kishte ardhur koha që materialet muzikore në një natë të vetme të shoqëroheshin edhe me performanca artistike. Pra skema do të jetë e tillë: Nata e parë 22 këngë të shoqëruar me Orkestrën Simfonike, nata e dytë 22 këngë në versionin Eurovizion me perfomanca artistike, dhe nata e tretë ose nata finale do të përzgjidhen 14 këngët më të mira nga ku do të dal edhe fituesi”, thotë Marsi. Drejtorja artistike Inva Mula, e cila prezantoi platformën e këtij edicioni, pohoi se ofron sa më shumë rininë. “Objektiv për mendimin tim është që ta rikthejmë freskinë, entuziazmin e Festivalit të Këngës në Radio Televizion drejt një publiku, i cili ndoshta për arsye të shumta është shkëputur. Ne duam që ai ta kthejë vështrimin dhe të ketë dëshirën si dikur ta ndjekë festivalin dhe ndoshta të mërmërisi këngët më të bukura të tij. Për këtë arsye në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të krijohet një grup me nxënësit më të mirë të 15 shkollave të mesme të Tiranës, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do jenë një juri ekstra, që do të vlerësojë këngën më të mirë”, tha Mula.

Nga 54 këngë, 22 prej tyre janë në konkurrim në netët e festivalit të këngës në RTSH. Festivalit të 57 në RTSH nuk do ti ndryshojë mënyrën e votimit. Juria profesioniste do të jetë ajo që do të votojë këngën fituese, që do të çojë Shqipërinë në Festivalin Europian. Producenti muzikor Sokol Marsi tha se synimi ka qenë që edhe ky vit të vazhdojë rrugën e suksesshme që ka nisur festivali. “Të kemi materiale muzikore të mira, artistë të mirënjohur dhe të rinj të talentuar. Mendoj se deri tani jemi në rrugë të mbarë, pasi sivjet festivalit i janë bashkuar edhe artistë të tjerë që i kanë munguar asaj skene si kemi rikthim të Soni Malajt, Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Jonida Maliqi, Eliza Hoxha, Gjergj Leka etj”, tha Marsi. Sipas tij festivalit nuk i mungojnë edhe artistë që tashmë e kanë bërë skenë të tyre festivalin, por vlerësojnë shumë edhe garën dhe konkurrencën që ndodh në festival dhe këtu mund të përmend Bojken Lako, Orgesa Zaimi, Elton Dedën, Aurel Thëllimin, Kujtim Prodani etj. Por jam i kënaqur që kemi edhe këngëtarë të rinj, por që ngadalë-ngadalë po arrijnë një personalitet artistik në skenën e festivalit, ku mund të përmend zëra të mrekullueshëm si Klint Çollaku, Lorela Sejdini, Gr. Alar Band, Klodiana Vata, Lidia Lufi, Mirud etj”, vijon Sokol Marsi, producent muzikor. Sipas organizatorëve këtë vit këngët do të prezantohen parapakisht në një formë ndryshe, duke nxjerrë pakëz prej melodisë, refrenin apo bulëza kënge, por jo të gjithë materialin konkurruese, pasi ai është në garë dhe ethet e garës duhet t’i testojë ‘live’. Prezantimi i 22 artistëve do të bëhet përmes historive të krijuara posaçërisht për secilin prej tyre, të cilat do të shfaqin momente pune apo edhe private dhe do të prezantohen në javën e parë të dhjetorit, përmes rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook, apo edhe përmes hapësirës televizive që do t’i kushtohet çdo mbrëmjeje në TVSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...