Filmi dokumentar mbi Aretha Franklin, premierë në New York

Tuesday, 06 November 2018 15:20

Pas më shumë se 46 vitesh nga xhirimi, më në fund filmi dokumentar “Amazing Grace” i Aretha Franklin do të shfaqet premierë në New York, duke i dhënë fund një sage të gjatë ligjore.

Filmi u xhirua nga regjisori Sydney Pollak në vitin 1972, por mbeti për dekada pa marrë formën finale.Tashmë filmi me të njëjtin titull me albumin e famshëm, të Franklin, do të ketë debutimin e tij final në festivalin e filmit DOC NYC më 12 nëntor.Filmi u regjistrua për vetëm dy netë në Kishën Baptiste në Los Angeles, kur Franklin regjistroi albumin e saj, Amaizing Grace.Problemet lindën që në nisjen pasi redaktimi rezultoi thuajse i pamundur pasi regjizori nuk arriti të sinkronizonte zërin. Vetëm në vitin 2007 producenti Alan Elliott arriti të merrte të drejtat e transmetimit ndërsa formoi një ekip, që ia doli të ndërtonte filmin dokumentar, që përfundoi në vitin 2011.

Franklin dhe avokatët e saj bllokuan transmetimin. Padia u ngrit me argumentin se Eliot nuk kishte marrë lejen e saj. Pas vdekjes së Franklin, familjarët u shprehën të hapur për të parë filmin. “Amaizing Grace është zemra dhe shpirti i Aretha Franklin”, deklaroi të hënën mbesa e këngëtares Sabrina Owens duke shtuar se adhuruesit e saj duhet ta shohin këtë film që është aq i pastër dhe i gëzueshëm, shkruan ata. Filmi i gjatë 87 minuta, do të shfaqet në Los Angeles dhe New York për një javë këtë vit. Aretha Franklin fitoi 18 çmime Grammy dhe kryesoi në 17 top Ten US për gjatë karrierës së saj muzikore që përfshiu rreth 7 dekada.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...