Kadare në Panair, interesim i madh për një autograf

Premte, 16 November 2018 14:05

Në prezantimin e librit 'Kur sunduesit grinden' ka qenë i pranishëm vetë shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit e shumtë në stendën e shtëpisë botuese "Onufri". Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar sot librin e tij më të fundit në Panairin e Librit. Është fjala për librin e sapo publikuar me titullin “Kur sunduesit grinden”, nga shtëpia botuese "Onufri". Interesi i lexuesve ka qenë i madh. Në prezantimin e librit ka qenë i pranishëm vetë Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit. Në veprën e re të Kadaresë bëhet një paralele filozofike ku trajtohen marrëdhëniet mes sunduesve të qiejve-perëndive, dhe atyre të tokës, siç janë personazhet e mëdha të politikës. Mësohet ky libër është mbajtur gjatë në dorën e shkrimtarit Ismail Kadare, derisa u vendos për botimin e tij. Shpeshherë në bisedat me gazetarët, vetë Kadare ka folur për diktaturat që janë mbytëse për letërsinë, dhe kur është frymëzuar nga shkrimtarët e mëdhenj që me talentin e tyre i kanë sfiduar diktaturat.

1542365099_kadare3.jpeg1542365099_ismailkadare.jpeg

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...