Nuk ka periudhë të vitit kur nuk festohet jeta dhe puna e Van Gogh, së paku në një qytet të botës.Momentalisht, në Bruksel po qëndron e hapur ekspozita me punët e piktorit të njohur holandez. Në fakt, në Bourse de Bruxelles mund të futeni në pikturat e Von Gogh, në dhomën e tij ku ai krijoi dhe ku e humbi dhe e gjeti veten, por mund të përjetoni në ‘virtual reality’ edhe kohën kur jetoi në Arles të Francës.
Në 360 shkallë mund të përjetoni gjithçka mbi jetën e Van Gogh, nëse e vizitoni ekspozitën ‘Van Gogh: the immersive experience’ e cila do të qëndrojë e hapur deri me 6 janar të vitit 2019-të.
Në anën tjetër, me 27 mars të vitit tjetër, në Angli do të hapet ekspozita e madhe për Van Gogh, shkruan KultPlus.
‘VAN GOGH AND BRITAIN’ do të hapet në Tate Britain, për disa muaj. Van Gogh ka jetuar në Londër për disa vite, si djalë i ri, ndërsa është dashuruar në kulturën angleze dhe sidomos në librat e Charles Dickens dhe George Eliot. 45 piktura do të tregojnë se si Gogh, piktori që preu veshin e tij, u inspirua nga anglezët dhe inspiroi anglezët e tjerë.
Van Gogh ka lindur në Holandë, ka ndërruar jetë në Francë.