Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka dalë në mbështetje të studentëve që kanë protestuar gjatë dy ditë ve të fundit.
Në një postim në mediat sociale, Besa shkruan se ajo është me ta dhe i kurajon të ngrenë zërin.
“BRAVO JU QOFTË! NGRINI ZËRIN PËR TË DREJTAT TUAJA ! NGRINI ZËRIN PËR JETËN TUAJ QË SHKATËRROHET NGA KORRUPSIONI E ARROGANCA! UNË JAM ME STUDENTËT! SHQIPËRI MEDIA; MOS MINONI E MANIPULONI BASHKËQYTETARËT TUAJ! #unëjammestudentët “, shkruan Besa në postimin e saj në Instagram.