"Kënga Magjika", publiku ka bërë zgjedhjen e vet!

E Enjte, 06 December 2018 16:22

Festivali “Kenga Magjike” ka nisur atëherë kur muzika e vërtetë shqiptare duhej të rilindte dhe kur më shumë se kushdo, emrat e saj të vërtetë, ikonat e një brezi të tërë artistësh do të ringjallnin vlerat e saj. Festivali i këngës ‘Kënga Magjike’ ndër vite ka sjellë emocion tek artistët shqiptarë që po merrnin pjesë, ndërsa emocioni nuk ka munguar edhe te publiku i cili ishte dhe mbetet mbështetësi më i mirë. Sivjet për dallim nga herët e kaluara e veçanta e ‘’Këngës Magjike’’ është se feston ditëlindjen e 20-të. Në këtë edicion të veçantë të tillë janë edhe këngëtarët konkurrent të cilët kanë ‘dridhur’ skenën akoma pa ardhur finalja. Disa prej këngëtarëve që po marrin pjesë, e që janë emra shumë të njohur e suksesshëm kanë arritur ta fitojnë ‘çmimin’ e publikut menjëherë pas publikimit të projekteve. Kjo për faktin se këngët e tyre në minutat e parë të publikimit janë mirëpritur nga kritikuesi më i mirë (publiku). Ky është çmimi më i vlefshëm për ta pasi një artist si në spektakle të tilla ashtu edhe gjatë gjithë karrierës mbështetjen më të madhe e marrin nga publiku, andaj edhe konkurrentët e ‘Këngës Magjike’ nëse nuk e marrin çmimin kryesor, vlerësimi i publikut ka vlerë të madhe. Dy prej tyre, të cilët arritën shumë sukses ende pa ardhur nata finale janë Fifi dhe Mc Kresha. Dyshja gjatë një interviste të dhënë për ‘Mirage’ kanë folur për projektin në përgjithësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...