Drama “Maskuar”, në skenën e teatrit të Korçës

Diel, 09 December 2018 12:01

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës. Pas netëve në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit, mbrëmja e sotme i gjen artistët në Korçë. Vepra e autorit izraelit Ilan Hatsor është përthyer nga Eda Dehemi. Rolet në shfaqje regjisori ia ka besuar aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mashtrimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen “Maskuar”. Vepra është me skenografi nga Ilir Martini dhe muzikë nga Mark Luli. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin. “Maskuar”, një shfaqje e fuqishme nga Ilan Hatsor sjell në qendër të saj tre vëllezër palestinezë. Janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor në vitin 1990, por historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit, nga Belfasti deri ne Johanesburg, në Sarajevë apo edhe në Bagdadin e sotëm kudo ku një forcë ushtarake ka vënë vëllanë kundër vëllait. Regjisori Milto Kutali tregon se këtë vepër e ka lexuar vite më parë dhe tani u bë e mundur realizimi për në skenën e teatrit. ““Maskuar” ka kahje të përafërta në histori me Ballkanin dhe Shqipërinë. Që kur unë nisa ta lexoj këtë vepër para tre vitesh, m’u kujtua një afërsi me veprën “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës. Ne kemi marrëdhënie që shkojnë deri në ekstrem në jetët tona dhe shoqërinë tonë. Kemi dhe sot familje të ndara. Vepra teatrore është mjaft aktuale dhe për shoqërinë e sotme”, pohon regjisori Mito Kutali. Më tej regjisori është shprehur se të tre aktorët kanë bërë një punë të vlerësuar deri në fund kur vepra erdhi e realizuar në skenën e teatrit. Sipas tij, me mesazhet që përcjell vepra tregohet se kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. “Në shoqëritë tona, në shoqërinë shqiptare nuk ka çlirim. Vepra shoqëron faktin që ndaj dhunës zgjidhja është e imponuar. Kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. Është dhimbja ajo që të detyron në zgjedhje. Dhimbja depërton dhe të ndërton jetën ashtu si nuk kanë dashur. Dhuna dhe diktator të japin zgjidhej të imponuar”, tregon regjisori Kutali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...