Pogradec, koncert festiv për nxënësit ekselentë të shkollave 9-vjeçare

E Enjte, 20 December 2018 14:28

Bashkia e Pogradecit organizoi sot një aktivitet për nxënësit e ekselencës së shkollave 9 vjeçare të qytetit. Kryetari i bashkisë së Pogradecit, , në fjalën e tij duke iu drejtuar nxënësve tha se “ju jeni e ardhmja jonë dhe e gjithë Shqipërisë, shpresat e të gjithëve ne janë tek ju të dashur nxënës”.

“Ju jeni gëzimi i familjeve tuaja dhe i të gjithëve ne”, u shpreh Kapri.

Në aktivitetin e organizuar nxënësit interpretuan këngë, valle dhe recitime. Për nxënësit ekselentë u shpërndanë dhe dhurata të ndryshme, duke përcjellë një atmosferë mjaft të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit.

***

fier-2-1-630x420.jpg

Fier, 590 nxënës ekselentë morën dhuratat e Fundvitit

Në një festë të vërtetë është përcjellë ceremonia e vlerësimit për nxënësit e dalluar të ciklit 9 vjeçar. Edhe këtë vit, bashkia Fier nuk ka lënë pa vlerësuar përpjekjen e nxënësve për të arritur rezultate të shkëlqyera në mësime, nga shkollat publike dhe jopublike në të gjithë territorin e saj.

Në këtë veprimtari, nëpërmjet një klipi janë prezantuar edhe arritjet e deritanishme, ajo çfarë është bërë për transformimin e mjediseve shkollore, sa është investuar për rikonstruksionin e godinave dhe vëmendja që ka marrë arsimi nga ky institucion.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë, Armando Subashi përvec urimeve dhe mirënjohjes për të gjithë nxënësit dhe mësuesit ka vënë theksin se bashkia Fier do të vazhdojë punën për rehabilitimin e të gjitha godinave arsimore, deri në arritjen e standardit që dëshirojmë. Në mënyrë simbolike dhe rastësore ka shpërndarë dhe dhuratat e para.

590 nxënës kanë përfituar këtë vit dhuratë fundviti nga Bashkia Fier, me urimin për një vit më të mbarë e të begatë, me më shumë përkushtim e angazhim, që edhe vitin tjetër të ulen sërish në radhët e nxënësve më të mirë.

***

berat4-1-560x420.jpg

Berat, fëmijët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” koncert festiv

Në një atmosferë festive me këngë dhe valle fëmijët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat me rastin e festave të fundvitit, organizuan koncertin festiv “Gëzuar 2019!”.

Në një dekor mjaft festiv, stafi organizator i QKF- së kishte përgatitur një program mjaft të pasur me këngë, valle, recitime, i cili kulmoi me babagjyshët, të cilët simbolikisht ia lanë vendin njëri – tjterit, duke përcjellë ndërkohë urime dhe mesazhe paqeje, mirësie e dashurie, për një vit të mbarë e të suksesshëm për të gjithë, veçanërisht për fëmijët që i përjetojnë me emocion të veçantë këto festa.

Koncertin e përshëndeti edhe kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, i cili shprehu kënaqësinë e tij që merrte pjesë në koncertin e mrekullueshëm të fëmijëve të QKF-së, duke falënderuar, së pari, organizatorët që kishin përgatitur një aktivitet mjaft festiv, por edhe të gjithë ata që kanë punuar për ta bërë qytetin më të mirë se një vit më parë, donatorët që kanë kontribuar për të pasur çerdhe më të mira, kopshte dhe shkolla më të mira dhe për secilin që punon çdo ditë për të pasur një qytet më të mirë se dje.

Kryebashkiaku Sinaj theksoi se jo çdo gjë është bërë ashtu siç do të donin ata, andaj uroi që viti 2019 të sjellë suksese, shëndet, begati e lumturi jo vetëm për fëmijët, por për gjithë komunitetin beratas.

Spektatorët e shumtë duartrokitën dhe përcollën me emocione të forta interpretimet e fëmijëve të QKF-së, të cilët krijuan një atmosferë vërtet festive këtë fundviti.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 14:30
Login to post comments