Filmi më i ri nga Arian Culiqi, “Përrallë Moderne”

E Enjte, 20 December 2018 14:35

“Na ishte një herë një qytet ku sundonin dy forca kundërshtare që mbanin peng dashurinë…” Një vend komik e tragjik njëkohësisht, njerëz të mësuar me luftën, me të shpikurit e armikut edhe kur nuk ekziston, gjithnjë në llogore dhe me syrin në shënjestër, që zgjedhin me ultimatum: “O me NE o me ATA”, njerëz që vrasin paqen përditë, me fitore të përkohshme dhe me humbje të përhershme. Një vend ku e humbura më e madhe është gjithnjë DASHURIA!

Me regji e skenar nga Arian Çuliqi, autori i komedive të zeza, prezantohet historia e “Romeos e Zhuljetes” duke ndryshuar dekor e kohë. Me një kastë të mirënjohur aktorësh; Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Rudina Dembacaj, Jozef Shiroka, Besmir Bitraku, Vangjel Toce, Rita Gjeka, Alesia Xhemalaj, Muharrem Hoxha, Sejfulla Myftari, Rita Lati, Drane Xhaj, Ervin Doko, Agim Skara, thirrja e madhe e mesazhit të filmit vijon të mbetet e pandryshuar prej tragjedisë së njohur, të mos vritet ëndrra, shpresa dhe dashuria. Drejtor fotografie: Leonard Qëndro, muzika nga Edmond Mancaku, operator zëri: Kristaq Kristo, montazhi: Gjergji Pano, operator: Lezart Gjoka, etj.

Filmi sjell një mundësi për të mos u humbur për të qartësuar disa ide në kohë të turbullta.

Login to post comments