TOB mbyll vitin me valset vjeneze

Diel, 23 December 2018 12:38

Teatri i Operës dhe Baletit e mbyll këtë vit artistik me mbrëmjen gala “Alles Walzer”. Mbrëmja e 28 dhjetorit në skenën e Pallatit të Kongreseve pritet të jetë me një program të larmishëm, që prezanton forma të ndryshme të baletit (klasik, neoklasik dhe modern) dhe koreografitë e koreografit Renato Zanella, që bashkëpunon prej shumë vitesh me Vjenën. Ansambli i kërcimtarëve përbëhet nga balerinë të Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe nga solistë të tjerë që do të interpretojnë. Një mbrëmje me valsin vjenez, që përfshin për publikun një përzgjedhje të melodive të njohura austriake, që do të shoqërohen edhe me pamje të mrekullueshme. Në këtë mbrëmje do të prezantohen pjesë nga repertori muzikor i Mozart, Strauss dhe Lehar, në mënyrë që viti simbolik i marrëdhënieve mes Austrisë dhe Shqipërisë të mbyllet në një atmosferë të gëzuar vjeneze. Për grand gala “Alles Walzer” dirigjuar nga Claudio Bushler me regji dhe koreografi nga Renato Zanella prej disa ditësh artistët po zhvillojnë provat. Janë të gjithë duke u përgatitur që mbrëmjen e datës 28 dhjetor ku publiku i pranishëm edhe vetë mund të bëhet pjesë në këtë grand gala me kërcimin. Solistja e njohur Ledia Sulaj tregon se kjo mbrëmje është traditë në TOB, por dhe këtë vit nuk mungojnë momentet e veçanta. “Ne po zhvillojmë provat për mbrëmjen grand gala “Alles Walzer” dhe jemi të gjithë si trupë baleti, por dhe solistët dhe kori i TOB. Regjia dhe koreografia është nga Renato Zanella, i cili në skenën tonë është i njohur dhe si regjisor i veprës “Lakuriqi i natës”. Do ketë valse vjeneze, por dhe koreografi me stil pak të thyer, pak kontemporane”, tregon solistja Ledia Sulaj, një nga emrat e vlerësuar të skenës sonë me aktivitetin e saj artistik.

Kalendari i këtij viti përfshiu 206 aktivitete për TOB, pjesa me e madhe e tyre u bene per hir te kalendarit, pasi nuk paten as shikeus as arritje. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se grand gala "Alles Walzer" përmbyll kalendarin e shfaqjeve për vitin 2018 si dhe Vitin Kulturor Austri- Shqipëri. “Një gala magjike me valset dhe pjesët më të bukura të Strauss dhe autorëve të tjerë vjenezë”, shkruan TOB për mbrëmjen e datës 28 dhjetor. Kjo mbrëmje organizohet nga TOB dhe Ambasada Austriake në vendin tonë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...