Drama e një kineasti: "Prodhojmë filma, por askush nuk i sheh!"

Diel, 23 December 2018 12:25

Në këto kohë që po jetojmë kjo, ndoshta, është drama e madhe e nëj kineasti: të bësh filma, por askush të mos i shohë, e jo më t’i vlerësojë. Për një kineast karriere që ka afro një gjysmë shekulli që merret me filmin, koj ëshët dramë e dhimbshme që vetëm në Shqipërim und të ndodhë. Kineasti Kujtim Gjonaj shprehet se është fatkeqësi që dhe për kinematografinë mungon vëmendja, ku jo vetëm buxhetet duhet të rriten për filmin shqiptar, por problem mbetet dhe mungesa e kinemave në vend. Kineasti i disa filmave, që janë vlerësuar ndër vite shprehet se koha është e njerëzve dhe jo e udhëheqësve dhe nuk duhet të mendohet se çdo gjë para ’90 nuk ka pasur vlera kur flitet për kinematografinë. “Prodhojmë filma, por me përjashtim të Tiranës në qytete të tjera është shumë problem, sepse nuk ka kinema. E gjithë ajo krijimtari filmike, aq sa bëhet nuk arrin dot të shkojë në destinacion. Ky është një problem që dihet tashmë. Për fatin tonë të keq filmat tanë nuk rrijë të shkojnë gjithmonë tek spektatori sa duhet sepse rrjeti i kinemave është pothuajse inegzistent. Në Tiranë janë disa kinema, që operojnë më tepër me filmin e huaj, kemi dhe në Kuçovë kinemanë “Kadri Roshi”, e cila është e kompletuar, që e menaxhon Skënder Jaçe me një dashuri dhe pasion për kinemanë, por nuk ka aktivitete. Atij bravo i qoftë sepse përpiqet të bëjë java të filmit siç ka vijuar gjatë kësaj kohe. Por spektri është ftohur duke u nisur dhe me idenë që nuk ka kinema në vend. Kjo është fatkeqësi për filmat tanë. Ne prodhojmë, por kush i shikon? Nuk kemi ku të shfaqim filmat. Pra kinematë janë ingzistente, por janë bashkitë ato që duhet të interesohen më shumë sepse kanë fonde për kulturën. Ku shkon ky fond për kulturën dhe si përdoret? Pra kinemaja në Shqipëri është jetime. Në Tiranë kemi Millennium ku bëhet dhe shumica e premierave shqiptare, që po mundohet të mbajë gjallë aktivitetin, të tjerat më pak. Problem tjetër nuk ekziston më kritika për filmin shqiptar.

Nuk ka më kritikë për të parë vlerat e filmit në kinema. Filmi si i mirë apo i keq nuk e merr vesh se çfarë u bë dhe të gjithë kujtojnë o sa i madh, që jam për veten e tyre. Por gjithmonë ka dhe filma të dobët dhe pa vlera artistike”.

    

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...