Besim Kurti: Ministrisë së Kulturës i duhen specialistë që e duan artin, jo militantë partie!

E Enjte, 10 Janar 2019 16:13

“Sot për artin ka pak buxhet, por më duket se artisti nuk vlerësohet sa duhet nga shteti. Artistët konsiderohen nga shteti si disa të punësuar, që duan një rrogë. Sikur janë njerëz që kanë zgjatur dorën dhe kërkojnë vetëm lekë, por nuk është kështu. Nuk bëhesh kollaj një Kadri Roshi, një Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Naim Frashëri etj. Nuk bëhesh dot kollaj artist dhe duhet kujdes dhe vëmendje nga shteti sot. Një artisti të talentuar duhet t’i jepet punë dhe jo të sorollatet. Artistët kanë nevojë që të punojnë dhe të vlerësohen”, thotë regjisori i mirënjohur i filmit shqiptar, Besim Kurti. Regjisori shprehet se shteti nuk duhet t’i shikojë artistët si diçka kalimtare, por ata meritojnë të vlerësohen për punën që bëjnë dhe të ketë mundësi të punësohen të talentuarit. “Artistët sot janë pa status, janë të pavlerësuar dhe të pambrojtur nga asnjë anë. Si në Ministri të Kulturës apo dhe në Teatër ata që drejtojnë duhet të kuptojnë se kush është i zoti dhe kush e meriton të punojë. Me ç’po dëgjojmë jo vetëm në fushën e artit, por dhe në fusha të tjera futen miqtë.

Më vjen keq që institucionet e artit u lanë në këtë gjendje me probleme, pa investime prej vitesh. Ajo që unë mendoj është që në Ministri të Kulturës duhej të vijnë njerëz dhe specialistë që ta duan dhe ta njohin artin. Unë kam idenë që nuk e duan dhe mos flasin me slogane partie kur vijnë. Në Ministri të Kulturës duhet të vijnë njerëz që ta duan artin, që ta ndjekin dhe në fund të fundit në rast se janë dhe para që jep shteti, edhe një nga ministria mund të shkojë të shikojë se si punohet me xhirimin e një filmi. Dikur ne na vinin dhe kur xhironim në rrethe, na vinte një drejtor i Kinostudios ato vite për të parë. Pse nuk vjen dhe një përfaqësues nga Ministria e Kulturës kur bëhet fjalë për buxhete shteti që ta ndjekë se si punohet? Të rrijë një apo dy ditë dhe të shikojë se si punohet dhe xhirohet, apo marrin lekët dhe abuzohet? Ne kemi problem që nuk ka as treg për t’u shfaqur filmi. Nuk kemi kinematë”.

Lidhur me filmin shqiptar sot, krizën dhe arritjet e tij, regjisori Kurti shprehet:

“Te filmi artistik mund të them që sot ajo që është fituar është ritmi, që është më ndryshe se vite më parë. Kjo do të thotë që nuk mund të rrish 6 muaj që të bësh një film, sepse ato vite ne mund të shkonim dhe 6 muaj për një film. Tani ka ritëm sepse është leva e parave. Por mua si regjisor më shqetëson kjo që një njeri që merr film dhe i besohet nga QKK duhet të jetë i përgatitur. Dhe jo të jetë për herë të parë në punë me filmin artistik. Në rast se është për herë të parë edhe nëse e ka bërë shkollën le të ketë një film dokumentar më mirë në fillim. Jo kush ka mbaruar shkollën për regji të bëj film artistik direkt. Le të kalojë një periudhë me filmat e tjerë, dhe më pas të vijojë te ai artistik. Por dhe skenarët e filmit duhet të shikohen më me vëmendje nga QKK se sa vlejnë dhe jo se erdhi x dhe ka skenar filmi. Duhet të jetë specialisti ai që shikon skenarin nëse ia vlen për filmin. Ata që financojnë me paratë e shtetit duhet të mbajnë përgjegjësi se çfarë ndodh me filmin, qoftë QKK por dhe Ministria e Kulturës. Duhet të jenë kërkues për nivelin artistik kur japin paratë institucionet, duhet të këmbëngulin për cilësinë dhe vlerat që jep filmi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...