Cate Blanchett: Teatrin e shoh si provokim

E Enjte, 10 Janar 2019 17:31

I ka luajtur mbretëreshat, vagabondet dhe Bob Dylanin. Fituesja e dyfishtë e Oskarit do të shkel skenën e Londrës me një vepër avangarde që flet për dominimin seksual, teksa e paralajmëron një lamtumirë nga aktrimi! Pjesë të intervistës së Cate Blanchettit për ditoren Guardian, me gazetarin Andrew Dickson, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Cate Blanchett hyn në dhomë dhe ulet në divan. Para nesh – kjo duhej të ishte dreka – është një tavolinë e mbushur me sandviçë, me fruta, sallata dhe një kopje të dramës me të cilën ka ushtruar tërë paraditen. Ajo e shtyn lehtë me gisht dhe pyet: “Ndonjë sugjerim”? I shikoj të gjithë në divan, ku është ulur edhe Martin Crimpi, dramaturgu. Ai kthehet ngadalë prapa. Është një shaka; mund edhe të mos jetë!

 Jemi në skenën e Teatrin Nacional për të folur për rolin e Blanchettin në shfaqjen e re të Crimpit – paraqitjen e saj të parë në skenën londineze pas shtatë vjetësh. Të ulur ngushtë në divan janë edhe regjisorja Katie Mitchell, dhe aktori me të cilin ajo luan, Stephen Dillane. Kërkesa për bileta ishte aq e madhe sa që në këtë fillim të janarit po konsiderohet të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të vitit.

Për të punuar në një dramë të Crimpit është gjë e vështirë dhe këtë e pranojnë Blanchett dhe kolegu i saj. Vepra e titulluar “Kur e kemi torturuar tamam njëri-tjetrin” – siç shkruan së paku në letër – është përshtatje e lirshme e proto-novelës “Pamela” të vitit 1740, të shkruar nga Samuel Richardson. Vepra flet për historinë e marrëdhënieve të një shërbëtoreje të re me punëdhënësin e saj, marrëdhënie kjo që skandalizoi lexuesit kur u botua për herë të parë. Vepra përbëhet nga një seri letrash në të cilën Pamela tregon se si ndiqet nga i mistershmi “z. B”, pastaj se si sulmohet seksualisht, se si përfundon me të e madje pajtohet të martohet me të. Është cilësuar si sadomazohizëm e madje Sindromë e Stokholmit.

“Është një rrëfim arketip: Bukuria dhe Bisha”, thotë Crimp. “Ose, të jesh i hapur, grabitqar dhe pre”.

Ndonëse personazhet që luhen nga Blanchett dhe Dillane shpesh i ngjajnë Pamelës dhe z. B-së, në rastet tjera duken se shkrihen te njëri-tjetri ose transformohen në njerëz krejtësisht tjerë. Në fillim të shfaqjes ngjarja është e qartë: z. B është një despot ngucakeq, e Pamela viktima e tij e frikësuar. Në disa skena – janë gjithsej 12, ku secila i përgjigjet fragmentit apo aspektit tjetër të romanit – terreni nis të zhvendoset. Shtohen imazhet e voajerizmit dhe të dhunës: a po sfidohet publiku, a po eksitohet apo që të dyja këto? A po e kontrollon në fakt gruaja zotërinë e saj, në vend që të jetë e kundërta?

Dillane thotë: “Është një rresht në shfaqje: ‘Të mora kundër vullnetit tuaj; a ishte kundër vullnetit tuaj’? Kjo është dilema: çfarë po i bën kush kujt?”

“Shumë gjëra që sjell drama janë gjërat të cilat i kam menduar një kohë të gjatë. Kufijtë e gjinisë, se si gjuha përherë dështon dhe na kufizon, se si na mban në paradigma dhe kornizat që janë frustruese dhe trulluese”, shton Blanchett.

 

Nuk është e vështirë të kuptosh se çfarë mund të ketë tërhequr Blanchettin kjo pjesë që kërkon ndryshime të tilla. Roli i saj në filmi “Elizabeth”, dy dekada më parë, e shfaqi një aktore që kishte aftësi të kalonte shpejtë nga ndjeshmëria në armiqësi. Që atëherë ajo ka luajtur në filmat epikë (“Indiana Jones”, “Hobbits”, “Lord of the Rings”), në veprat elegante të stilit të lartë (“Carol”, “The Aviator”, “Blue Jasmine” – me dy të fundit fitoi Oskarët e saj), dhe ato avangarde (“I’m Not There”, në të cilin luan Bob Dylanin). Në disa filma të kohëve të fundit – si “Manifesto”, ku luajti jo më pak se 13 role – fitohet përshtypja se punon në repertorin e saj brenda pak minutash.

Si aktore e skenës, Blanchett ka qenë e etur për shanse të reja. Në vitin 2006 e lë prapa një karrierë të bujshme filmike për t’u kthyer në Australi dhe për të drejtuar Teatrin e Sidneit, tok me bashkëshortin e saj – dramaturgun dhe skenaristin Andrew Upton. Ndonëse hoqi dorë nga udhëheqja më 2012, u shfaq përballë Isabelle Huppertit në prodhimin e këtij teatri, “Genet’s The Maids”, dhe më 2017 debutoi në Brodvej në versionin e Uptonit të “Platonovit” të Chekhovit.

Në Londër herën e fundit ishte me një tekst tjetër të Crimpit, me përkthimin e veprës “Big and Small” të dramaturgut gjerman Botho Strauss, ku ofroi portretin e një femre që shpërbëhet para nesh – një sekondë e lumtur në thashetheme dhe flirt, e pastaj duke u shkrryer nga ankthet në dysheme.

Si përcaktohet për rolet që i përshtaten?

“Nëse e lexoni një vepër dhe e dini se çfarë është, nuk di pse shqetësoheni me provat”, thotë ajo. “Gjithmonë rrezikoheni nga dështimi. Sa më e njohur që je, aq më shumë pritet nga ti dhe aq më vështirë është ta zotërosh atë hapësirë. Por duhet”.

Duke qënë mes artistëve ku sfida është tërheqja më e madhe, ajo shton: “E shoh teatrin si provokim”.

Kur të gjithë bëhen gati për të ikur – nga presioni i kohës sallatat nuk preken – i them se kam lexuar diku se ajo po mendonte të heq dorë nga aktrimi.

“Oh, po”, thotë shpejtë ajo. “Mendoj se kanë mbetur edhe gjashtë muaj”.

Një tjetër shaka? E pamundur ta thuash. Ajo tashmë iku. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...