Në Sarajevë vjen premiera e shfaqjes nga Alban Ukaj

Premte, 11 Janar 2019 13:28

Aktori Alban Ukaj do ta provojë vetën si regjisor

Pas një viti me plot suksese dhe projekte, Ukaj po kthehet me regjinë e shfaqjes ‘Nigdje nikog nemam’. Sonte, premiera e shfaqjes vjen në SARTR në Sarajevë, dhe duket se Albani është i lumtur që ka punuar në këtë projekt. Teksti flet për jetën e njeriut modern dhe për të ardhmen e tij. Një burrë i ekspozohet një regjimi totalitar, ndërsa ngjashmëria vërehet edhe me distopinë e Orwellit. “E di fort mirë çka do të thotë regjim që shtypë, sepse jam rritur dhe kam qenë adoleshent në një regjim të tillë. Historia jonë shpesh përsëritet. Ky tekst është shkruar disa vitesh dhe gjithmonë ka qenë kontraverz” tregon në një intervistë për Klix – Alban Ukaj.

 Albani do të jetë edhe aktor në këtë shfaqje, duke mos e harruar ‘zanatin’ e tij të vjetër. Teksti i shfaqjes është shkruar nga Edward Bond.

Snežana Bogićević dhe Jasenko Pašić i bashkohen Albanit në lojën brenda shfaqjes.

Shfaqja fillon në ora 20:00 në Sarajevskog ratnog teatra (SARTR).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...