Orion Shima rikthehet me ciklin e nudove

Hënë, 21 Janar 2019 15:42

“Mes errësirës dhe dritës”, quhet ekspozita që rikthen Orion Shimën në skenën kulturore në vend. Shima, është një zë i njohur i artit bashkëkohor, me një sërë ekspozitash brenda dhe jashtë vendit. Ajo që dominon tablotë që do të ekspozohen në Gallery70 Contemporary Art më 24 janar, janë siluetat e njerëzve të zhveshur. Figura femërore nudo që përpiqen të dalin nga ngjyrat.

Tablotë fokusohen tek një figurë sa njerëzore aq edhe aliene. Një zhytës i veshur me kostumin e palombarit shfaqet në cektësirën e një lumi apo bregdeti në sekuencat e daljes prej ujit.

Ai qëndron si personazh i vetëm i tablove të mëdha ndërkohë që tablotë e vogla kufizohen më tepër me portretin e tij. Natyrisht, nëse mund të bëhet fjalë për një portret, kur shohim thjesht skafandrën që ia mbulon krejtësisht aspektin njerëzor! Kjo figurë mund të shihet si një rast i përkryer për tu pikturuar meqenëse i paraqet shikuesit gjysma që duhen bashkuar prej tij.

Ai është gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda ujit (dy botë të ndryshme nga njëra tjetra) dhe gjysmë njerëzor e gjysmë teknologjik, për shkak të veshjes së veçantë që e lejon të funksionojë në njërën botë (nën ujë) dhe që e bën të huaj për botën tjetër (mbi ujë). Puna e tij është të nxjerrë nga njëra botë (që nuk e shohim) ‘objekte’ të caktuara dhe ti ekspozojë ato në dritën e botës tjetër

Login to post comments