Kur politikën e bëjnë yjet e kinemasë

Hënë, 28 Janar 2019 18:33

Nga Paul Dallison

Yjet e kinemasë, janë shpesh të gatshëm të bëhen pjesë e politikës. Në SHBA, ata kanë pasur sukses të madh: Arnold Shvarceneger kaloi nga filmi “Terminatori” tek posti i guvernatorit, Klint Istud ndërroi “Dirty Harry” me postin e kryebashkiakut të Karmelit. Ndërsa Duejn Xhonson e ka përjashtuar veten nga gara presidenciale e vitit 2020, vetëm pse është i zënë. Të tjerët nuk shkojnë aq larg, por u pëlqejnë të mbështesin publikisht politikanët, ose i orientojnë fansat mbi bindjet e tyre politike. Ja disa nga shembujt më të spikatur:

cak-noris.jpg

Çak Noris

Ylli amerikan i filmave si “Way of the dragon” dhe “Walker, Ranger Texas” është bërë mik me kryeministrin hungarez Viktor Orban, yllin e “Asnjë i huaj në vend” dhe “Mbyllni shpejt kufirin!”. Dy miqtë u takuan në Budapest muajin e kaluar, gjatë të cilit Orban e përshkroi veten si “një luftëtar të rrugës, nuk jam nga elita”.

Orban i tha gjithashtu amerikanëve, se “90 përqind e komenteve të tyre janë negative… liberalët më urrejnë”. “Ju jeni si Trump”- i tha Noris. Orbani u përgjigj me një gëzim të dukshëm. Të dy burrat, pastaj shkuan të shohin stërvistjen e njësisë hungareze anti-terrorizëm, teksa në fund Noris tha:”Kam parë trajnime në të gjithë botën, dhe kjo është më e mira”.

194b4c3e05742eaf49a6cbbeb6286104-steven_seagal.jpg

Stiven Sigëll

Ylli i filmave aksion – si “Mbi ligjin”, “Një njeri i rrezikshëm” dhe “Jashtë mundësive” – punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin, ylli i të njëjtave “filma” që realizon në Rusi. Pas një rënie në karrierën e tij, Sigëll nisi të merrej me muzikën bluz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të këtij viti, aktorit iu dha një rol të ri, si “përfaqësuesi i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi.

Ministria e Jashtme ruse, tha se misioni i Sigëll do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”, çka tingëllon tamam si ajo që po bën aktualisht Donald Trumpi. Aktori, gjyshja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016.

muzhchina-akter-zhan-klod-van.jpg

Zhan Klod Van Dam

Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, që ka luajtur në filmin “Në ferr”, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh muskulozi nga Brukseli, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndjenja është e ndërsjellë. Trump tha në një inervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij.

Screen-Shot-2019-01-17-at-12.18.34.jpg

Pamela Anderson

Anderson nuk ishte i njohur për bindjet e saj politike, kur luante në serialin e famshëm “Bayëatch”, ndërsa po e bën këtë tani. Ajo është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:”Jam e sigurt se mund të kisha negociuar kushte më të mira, se sa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Mishel Barnier dhe politikën franceze. Zoti Melenshon për president“- shkroi Anderson në faqen e saj të internetit përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, duke ofruar mbështetjen e saj për ekstremistin e majtë Zhan Lyk Melenshon.

Ajo mbështeti gjithashtu lëvizjen katalonjase për pavarësi në Spanjë, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshkruar qeverinë spanjolle si ”krejtësisht idioteske”. Dhe e gjithë Evropa, duhet të shqetësohet nga “rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali”- paralajmëroi ajo.

Ajo ka sulmuar edhe Tereza Mej, si ”kyeministrja më e keqe në histori”. “Tereza Mej përfaqëson një lloj fitoreje si ajo e Pirros. Ajo nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Ajo nuk kujdeset për drejtësinë apo paqen”- shkroi Anderson, si pjesë e një lutjeje të apasionuar për të liruar themeluesin e ËikiLeaks, Xhulian Asanzh, nga kërcënimi i ndjekjes penale, dhe më të cilin ka një lidhje romantike.

Son-Koneri-8.jpg

Shon Koneri

Xhejms Bondi i dytë më i mirë i serialit të famshëm, është prej kohës një nacionalist skocez. Por nuk doli në skenë, deri para referendumit të 2014 mbi pavarësinë. Ka pasur spekulime se aktori, do të fluturonte nga Bahamasi drejt Skocisë për të bërë një ndërhyrje morale për rritjen e kampit pro pavarësisë. Por vëllai i tij Neil tha:”Shon mund të jetë në vend për arsye tatimore, kështu që unë e di se ai ka ndërmend t’i përdorë me mençuri ato ditë”.

Michael-Caine_3060552b.jpg

Majkëll Kein

Jo thjesht një yll i filmit aksion, por edhe një fitues i dy çmimeve Oskar, Kein – i cili ka luajtur në filma si “Get Carter”, “Zulu” dhe “Italian Job” – është një mbështetës i fortë i Brexit, ndoshta i pavetëdijshëm, që pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, nuk do të ketë më mundësi të nisë me guxim një dërgesë prej ari nga Torino pa dokumente zyrtare . Ai i tha BBC në tetor:”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të isha një artizan i varfër i fatit tim, sesa të kisha dikë që nuk e di nëse më bën të pasur, duke e mbështetur atë”.

dims.jpg

Brizhit Bardo

Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëve të Verdhë, të cilat kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emanuel Makron të pranonte me një përulje publike të turpshme, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin. Bardo nuk është e panjohur për aktivizmin publik dhe polemikat.

Në kundërshtim me atë që ajo e sheh si mizori të mënyrës së vrasjes së kafshëve, ajo ka bërë komente të shumta anti-myslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 1997-2008, ajo është përballur 5 hetë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Makronin “sy-akullt”, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

“Politico.eu” – Bota.al

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 18:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...