Shfaqja teatrore "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane" është mirëpritur si premierë nga publiku në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” shkruar nga autori Martin McDonagh përkthyer nga Adriana Tolka vjen në skenë me regji të Kiço Londos. Vepra shënoi sukses në teatër dhe do të rikthehet sërish në skenë për të përcjellë të tjera emocione me lojën aktorëve. “Pas pritjes fantastike nga publiku në premierë vepra do të vijë në datat 31 Janar-1-2-3 Shkurt ora 19:00 në sallën Moliere”, shkruan Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e komplikuara nënë e bijë dhe rolet në vepër interpretohen nga aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Dy mbrëmjet e para salla ishte e mbushur plot me publik, që i përcolli me vlerësime aktorët në shfaqje, por kërkesat për bileta janë të shumta dhe për netët e tjera. Në skenën e teatrit vepra u përcoll me emocione nga publiku, ku aktorët sollën një nga kryeveprat e autorit McDonagh. Laura Nezha me rolin e Morin e përcolli me mjeshtërinë e saj këtë personazh në skenën e teatrit. Në rolin e nënës së saj Meg aktorja Ermira Gjata gjithashtu përcolli më të mirën e saj në skenë. Por dhe dy aktorët e tjerë Genci Fuga si dhe Engjëll Hoxha ishin pjesë me vlerësime të kësaj shfaqje në skenë. Kjo komedi e zezë do të rikthehet sërish për publikun për disa mbrëmje me radhë duke përcjellë ngjarjet që zhvillohen në një fshat të Irlandës. Por këtë vepër regjisori Kiço Londo më herët u shpreh se e shikon dhe si një sfidë në aktivitetin e tij pasi njëzet vjet më parë e kishte vënë në skenë me të tjerë aktorë. “Ka histori me krijimtarinë time njëzet më parë. Këtë vepër e kam vënë në skenën e Akademisë së Arteve me aktorët Drita Pelinku, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi. Krijuesit janë në vorbullën e sfidave. Kësaj sfide si bëj përjashtim as unë, ndaj vendosa të sfidoj veten”, tregon regjisori Kiço Londo.